Në reportazhin e titulluar “Ballkani Perëndimor – njohja me fqinjët”, botuar në njërën prej të përditshmeve më të mëdha greke ‘Ekathimerini’, gazetarja Eleftheria Alavanou përshkruan Kosovën me një frymë jashtëzakonisht pozitive.
Lexojeni pjesën e përkthyer për Kosovën, ku preken e shkuara dhe e tashmja, fati i grave të Krushës, harmonia ndërfetare dhe festivalet bashkëkohore.
Dymbëdhjetë gazetarë, një kroate, tre portugezë, dy rumunë, një polak, dy grekë, një francez dhe një danez hipën në një minibus për t’u bërë pjesë e një odiseje të udhëtimit në Ballkanin Perëndimor, udhëtim i cili nisi në Malin i Zi dhe përfundoi në Kosovë duke kaluar përmes veriut të Shqipërisë.
Udhëheqës i grupit të gazetarëve është një maqedonas i veriut dhe organizatore është Drejtoria e Përgjithshme Evropiane e Fqinjësisë dhe e Negociatave të Zgjerimit.
Bëhet fjalë për një udhëtim familjar!
Familja e madhe evropiane vazhdon të ekzistojë, sigurisht pa qenë ajo që ishte dikur. Tashmë ngjason me ato familjet që shikon dikush në filmat e Woody Allen, me urrejtje dhe pasion, anëtarët e së cilës qëndrojnë në të njëjtën tavolinë, duke kritikuar kreun drejtpërdrejtë, duke parë rezultatet e zgjedhjeve të fundit evropiane edhe pse rrallë herë arrijnë në pikën që ta refuzojnë plotësisht, përveç Britanisë së Madhe, përcjell Telegrafi.
Çuditërisht, udhëtimi nuk pasqyron problemet e brendshme me të cilat po përballet sot Evropa. Përkundrazi, është një shëmbëllim i vetvetes së vjetër, më të mirë, atëherë kur tendenca ishte të kuptoje dhe jo të ishe i dyshimtë kundrejt evropianit tjetër.
Interesant është dhe fakti sesi është i përbërë grupi, pasi përveç danezit dhe francezes, të gjithë të tjerët jemi pjesë e shteteve me një të tashme dhe të shkuar të trazuar.
Portugezët, italiani dhe ne grekët vijmë prej vendeve të memorandumeve ose/dhe të krizës ekonomike, ndërsa rumuni, polaku dhe kroatja përjetuan ose si fëmijë, ose si të rinj, ndryshimin e dhunshëm të regjimit në shtetet e tyre. Ky shoqërim i shumëllojshëm, e cila përfaqëson një Evropë të shëndetshme, jo ideale, as e përsosur, por prandaj dhe më tërheqëse, kryen një udhëtim me makinë nëpër tre shtete ballkanike, të cilat ose janë kandidate për t’u bërë pjesë e BE – Shqipëria, Mali i Zi – ose janë duke u fuqizuar për të marrë kandidaturën – Kosova.
Ushqimi, vendi i përbashkët
Udhëtimi nisi prej kryeqytetit të Malit të Malit të Zi, Podgoricës dhe përfundoi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, sigurisht duke bërë ndalesa të ndryshme gjatë rrugës të lidhura më së shumti me ushqimin, i cili në Ballkan konsiderohet si një vegël diplomatike.
Pas eksperiencave të ndryshme të kuzhinës në Mal të Zi dhe Shqipërinë e veriut, radhën e kishte një tjetër histori ushqimi, më e dhimbshme, me fund jo të mirë, por shpresëdhënëse.
Bëhet fjalë për kooperativën e grave nga Krusha, e njohur ndryshe si kooperativa e grave kosovare të veja.
Ishte marsi i vitit 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ushtria jugosllave hyri në fshatin Krusha e Madhe, dogji shtëpitë e fshatarëve dhe ekzekutoi shumicën e burrave të fshatit. Rimëkëmbja e fshatit nuk ishte aspak e lehtë. Të vejat e Krushës së Madhe kultivuan tokën dhe produktet e përftuara filluan ti shisnin, një mënyrë kjo për mbijetesë, përcjell Telegrafi.
Ato ja dolën, pasi tashmë kooperativa Krusha ka dhe logon e vet me fermerën me shami e cila mban në duart e saj speca të kuq. Produkt i cili bashkë me nënproduktet e tjera të saj, speca djegës me lakër ose kos, salcë specash të kuq, ajvar, etj., është aq shumë i njohur saqë shiten brenda dhe jashtë Kosovës.
Katalizator për ringjalljen e fshatit ishte ushqimi i cili ngjan të ketë funksionuar jo vetëm si mënyrë për të siguruar jetesën, por edhe si një mënyrë e menaxhimit të një zije kolektive.
Siç thotë dhe i vjetri, për sa kohë punohet toka, jeta vazhdon.
Kolazh, bienale, kujtime
Ajo çka la mbresa te Kosova ishte arti bashkëkohor, i cili ishte i harmonizuar me ngjarjet në botë.
Sepse Kosova nuk ka vetëm specat e kooperativës Krusha. Është “Femart 7th Edition Freedom Vs Shame” , i zhvilluar në Prishtinë nga data 10 deri me 16 qershor, duke u fokusuar në formimin e një identiteti të barabartë midis zërit artistik femëror dhe mashkullor.
Kosova është edhe organizatore e Autostrada Biennale, një bienale e artit bashkëkohor, e organizuar për herë të dytë në qytetin e Prizrenit nga datat 20 korrik e deri më 21 shtator, përcjell Telegrafi.
Në Kosovë mbahet dhe festivali ndërkombëtar i filmit Doku Fest në Prizren gjatë muajit gusht, dhe siç na thonë dhe organizatorët është i hapur edhe ndaj regjisorëve serb, pavarësisht konflikteve të thella Kosovë-Serbi. Këtu flitet për një festival të guximshëm, i cili promovon edhe të drejtat e komunitetit LGBT jo në Londër, por në një qytet i cili që prej katër të mëngjesit “dëgjon” nga altoparlantët e xhamisë, imamin që u bën thirrje besimtarëve për t’u falur.
Trashëgimia e përbashkët
Një gjë që ka bërë përshtypje është pse qytetet e Kosovës kanë përqindje të lartë të moshës të re të popullsisë?! Sipas udhërrëfyesit tonë, është sepse gjatë periudhës së para-pavarësimit prej Serbisë, kosovarët bënë shumë fëmijë, në mënyrë që të ketë forcë të konsiderueshme ushtarake në vend. Sot, pas 11 vjetësh nga shpallja e pavarësisë, nuk të shkon ndërmend që adoleshentët që sheh tani të sillen rreth parqeve të qetë të Prishtinës dhe Prizrenit, duke u dhënë atyre jetë dhe bukuri, lindën si luftëtarë të mundshëm.
Për një grek arsyet pse duhet të bëjë një udhëtim të tillë janë të shumtë. Është shumë interesante sesa gjëra të përbashkëta kemi me të gjithë këto popuj, duke filluar që prej trashëgimisë prej Perandorisë Osmane. Është një ndjesi shumë familjare të ecësh në qytete në të cilat nga një anë shikon xhamin dhe nga ana tjetër kishën dhe në fund kafenenë në të cilin do përfundosh për të pirë raki darkave. Para Parisit, Londrës dhe New Yorkut, një ballkanas duhet të udhëtoj nëpër Ballkan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa