LAJMI I FUNDIT:

Një histori dhimbjeje që u kthye në histori suksesi: Tregimi për gratë e Krushës, produktet e të cilave po shiten në Evropë

Një histori dhimbjeje që u kthye në histori suksesi: Tregimi për gratë e Krushës, produktet e të cilave po shiten në Evropë

Ndonëse është njëra nga tregimet me të hidhura të luftës në Kosovë, gratë e fshatit Krushë kanë arritur që dhimbjen për humbjen e burrave ta kthejnë në forcë, për të vazhduar tutje përmes punës dhe angazhimit maksimal.

Përmes Kooperativës Bujqësore “Krusha”, gratë që cilat mbeten pa bashkëshortët e tyre në vitin 1999, u bashkuan në këtë ombrellë, si mënyra më e mirë për të gjeneruar të ardhura dhe të larguar mërzinë që po ua kujtonte atyre çdo ditë dhimbjen e madhe.


Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, ka treguar se në vitin 2005 ajo kishte filluar si e vetme, për ta kthyer atë pas një periudha 14 vjeçare, në një biznes i cili punëson 55 punëtorë.

“Kam filluar individualisht, dhe nuk e harroj se kane qenë ditë të vështira. Deri në vitin 2010 kemi punuar si organizatë joqeveritare, ku falë GTZ gjermane aso kohe, ojq-në e kemi kthyer në kooperativë. Deri në vitin 2010 kemi vetëm 12 punëtorë, e tash jemi bërë 55 sosh”, ka shtuar Hoti.

Ajo ka theksuar se qëllimi kryesor i kësaj iniciative, përveç gjenerimit të ardhurave, ka qenë që përmes hapjes së vendeve të punës gratë e fshatit të socializohen, të diskutojnë duke shkëmbyer në mes vete biseda, duke synuar që ato të mos mbesin të izoluara.

“Nuk kemi dashur që ta kthejmë prodhimin tonë në prodhim industrial, sepse kemi synuar që çdo punë të preket me dorë dhe kështu të hapim sa më shumë vende pune, sepse duke i shtuar ne kapacitetet e prodhimit, do të shtohet edhe numri i punëtorëve”, ka thënë Hoti.

Më tutje ajo ka sqaruar nuk ka qenë i lehtë fillimi i biznesit, sepse sipas saj, ka ekzistuar një lloj paragjykimi për ato si gra të veja të cilat po merren me biznes.

“Por, mendoj se tash kooperativa është një vend ku shumë gra gjenerojnë të ardhura, duke mos pasur nevojë që ta zgjasin dorën e ndihmës të askush, por vet të fitojnë nga puna e tyre:, ka theksuar Hoti.

Sipas saj, tragjedia e fshatit Krushë ka qenë shumë e madhe, sepse në vitin 1999 kanë humbur jetën mbi 240 persona, duke lënë kështu mbi 140 gra të veja dhe mbi 500 fëmijë jetim, e të cilët janë ballafaquar më pas me jo pak vështirësi.

“Tash lufta e dytë e Kosovës, pas asaj të vitit 1999 është që mos të na zbrazet vendi nga të rinjtë, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga atdheu i tyre”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Hoti ka folur edhe për avarinë e cila kishte ndodhur pak javë më parë në punëtorinë e tyre, ku si pasojë e energjisë elektrike, hapësirat e fabrikës kishin marrë zjarr, e duke shkaktuar një dëm mbi 100 mijë euro, e të cilat janë mbuluar pothuajse në tërësi nga ambasada gjermane në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori