LAJMI I FUNDIT:

Çiklisti i dehur bie në radar

Çiklisti i dehur bie në radar

Policia e trafikut në qytetin gjerman Hagen ka zënë në radar çiklistin i cili në gjendje të dehur ka vozitur shumë shpejt në teposhtën e një rruge, duke tejkaluar kështu tri automjete përnjëherë.

Policia në shtetin federal gjerman Nordrhein-Westfalen ka njoftuar të martën se çiklisti 37-vjeçar ishte “i mbushur” me alkool kur është ndaluar. Çiklisti i dehur gjatë tejkalimit të tri automjeteve përnjëherë ka zhvilluar shpejtësinë prej 42 kilometrash në orë, në zonën e qytetit ku kufizimi i shpejtësisë është 30 kilometra në orë.

Policia nuk ka mundur t’i marr lejen e vozitjes për shkak të kësaj kundërvajtjeje. Ai kishte mbetur pa leje të vozitjes para disa vjetësh, gjithashtu për shkak të vozitjes në gjendje të dehur, pas së cilës nuk është maltretuar më për ta marrë sërish, ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve DPA.