LAJMI I FUNDIT:

Çiklisti humb jetën pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë

Çiklisti humb jetën pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë teksa po ngiste biçikletën.


“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti, viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçare,” tha Zahiti.

Njësitë përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Për rastin ka reaguar edhe Hoxhë Fatmir Latifaj.

“Baci Met, veç sa e falëm bashkë Jacinë. Allahu na pranoftë edhe u përshëndetem por nuk e dita që do të ishte selami ynë i fundit në këtë dynja! Baci Met, na bon hallall! Na bashkoftë Allahu xhenet! Amin”, shkroi Latifaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori