LAJMI I FUNDIT:

Çifti mysliman përfundoi në gjyq pas seksit në kishën katolike

Çifti mysliman përfundoi në gjyq pas seksit në kishën katolike

Një gjykatë në Uganda dëshiron ta fusë në burg një çift mysliman, të cilët bënë dashuri në një kishë të Enetebeus, duke fyer kështu fenë e krishterë.

Abbasi Kigongo dhe Aisha Namazzi para dy ditësh u kapën në vepër, dhe atë afër altarit të kishës Kigungu Miracle Centre Kampali, kryeqyteti i Ugandës.

Prifti po vizitonte kishën kur dëgjoi zhurma të çuditshme pas altarit dhe pati se çfarë të shoh. “Qëllimisht kanë vendosur të bëjnë seks në kishë vetëm për ta fyer kishën. Kjo është e paligjshme”, thuhet në akuzë.

Çifti do të dalë në gjyq më 22 qershor dhe nëse shpallen fajtorë për “fyerjen ndaj fesë” mund të dënohen deri në dy vjet burg. /Telegrafi/