LAJMI I FUNDIT:

Çifti Martin në Festivalin Ndërkombëtar “Incontri Teatrali”

Çifti Martin në Festivalin Ndërkombëtar “Incontri Teatrali”

Shfaqja "Çifti Martin" e Teatrit Kombëtar të Kosovës është ftuar në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar "Incontri Teatrali" që do të mbahet në Lugano të Zvicrrës në datat 17–20 Prill 2009.

“Çifti Martin”, sipas Eugene Ionescos, në regji të Bekim Lumit, me aktorët Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska, ka pasur premierën me datë 29 Nëntor 2008 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Nga kritika kosovare kjo shfaqje ka marrë vlerësime shumë pozitive. Deri më tash, kjo shfaqje ka pasur 15 repriza dhe është prej shfaqjeve më të vizituara nga publiku.

“Incontri Teatrali”, konsiderohet si njëri prej festivaleve të rëndësishme teatrore në Evropë, që, ndër të tjera, fton edhe producentë teatrosh dhe menaxherë të shumtë festivalesh nga vende të ndryshme të Evropës.

Kjo ftesë për pjesëmarrje në këtë festival ndërkombëtar, në adresë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është e para mbas gati 8 vitesh, pa llogaritur këtu pjesëmarrjen e TKK në festivale regjionale.


Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori