LAJMI I FUNDIT:

Çifti jeton me ujqit në shtëpi

Çifti jeton me ujqit në shtëpi

Paul Pondell dhe Colette Duvall kanë hapur dyert për një kope ujqish. Çifti nga Kalifornia nuk ka frikë nga kafshët e egra, përkundrazi, ata ndajnë edhe shtratin me to.

E tëra filloi kur Paul shpëtoi një ujkonjë të plagosur. Paul e mori me vete këlyshin e quajtur Shadow Paul në shtëpinë e tij në Studio City, në afërsi të Los Angelesit. Ai dhe bashkëshortja e tij e pëlqyen shumë dhe vendosën që të rrisin ujqit. Tash ata rrisin në shtëpi shtatë ujq.

Edhe pse duken si qenë të vegjël, Paul thotë se për dresimin e këtyre kafshëve iu janë dashur qindra orë për shkak të natyrës së tyre të egër.


“Është fakt se kur kafshët e egra jetojnë në kontakt me njerëzit, ata humbin frikën e tyre të lindur nga ta, sidomos nëse i ushqen dikush. Megjithatë, secila kafshë e madhe e cila jeton me gjueti, e posaçërisht ujku, është në gjendje ta vrasë njeriun”, thotë Paul.

Tash kur janë mësuar me jetën e tyre të pazakontë, ujqit jetojnë në harmoni me njerëzit dhe atë deri në atë masë sa që shpesh shtrihen nëpër karrige, divan bile edhe shtratin e dhomës së gjumit e konsiderojnë si të tyrin, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/