Derisa turma po shtyheshin dhe po bënin të pamundurën që të futen në aeroportin e Kabulit gjatë 19 gushtit, duke tentuar të futen nëpër aeroplanët transportues për t’i shmangur dhunës dhe represionit të talebanëve që kishin marrë nën kontroll tërë territorin e Afganistanit, një çift bashkëshortor ia kishin dorëzuar të birin e tyre dymuajsh ushtrisë amerikane që ishte në ndërtesën e aeroportit të rrethuar me tela gjembor. Atë e bënë për ta shpëtuar.
Porta ishte vetëm pesë metra larg, por kur arritën ta futin brenda, Sohali prej asaj kohe nuk dihet se ku gjendet. Tani zyrtarët amerikanë që janë të informuar për situatën, kanë njoftuar se të gjitha shërbimet janë informuar dhe janë duke e kërkuar djaloshin e vogël i cili ishte bërë kryelajm i mediave ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Atë vendim të vështirë prindërit e tij e morën kur masa po shtypej dhe ata me vete kishin edhe katër fëmijë tjerë. Gjithçka ndodhi kur Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya ia dorëzuan djalin një ushtri, i cili matanë rrethojë i pyeti nëse janë mirë.
Pikërisht atëherë, talebanët filluan t’i shtyjnë qindra njerëz tutje nga porta, dhe kësaj familje i ishte dashur më shumë se gjysmë ore që të futet në aeroport – e pasi që edhe ia arritën, nuk kishte as edhe një gjurmë të birit të tyre.
Siç raporton Reuters, Mirza Ali i cili për dhjetë vite punoi si sigurim në ambasadën amerikane, filloi të pyes të gjithë zyrtarëve se ku gjendej djali i tij.
Një komandant i kishte thënë se aeroporti është shumë i rrezikshëm për fëmijët dhe ndoshta mund ta kenë dërguar në një vend të dedikuar për ata, por kur komandanti i dërgoi në atë hapësirë – nuk ishte askush.
“Ai erdhi me mua kudo për ta kërkuar”, tha Mirza Ali i cili kurrë nuk e mësoi se si quhej komandanti, pasi që nuk e flet gjuhën angleze dhe mbështetej në kolegët afganë nga ambasada që e ndihmonin të komunikoj me ushtarakun.
Ai theksoi se ka biseduar me më shumë se 20 persona. E ka pyetur çdo zyrtar dhe ushtarët që e ka takuar, nëse dinë diçka për të birin e tij. Një prej zyrtarëve i tha që Sohali ndoshta ishte evakuar, pasi nuk kanë resurse që të kujdesen për fëmijët në aeroport.
Mirza Ali, 35-vjeç dhe gruaja e tij Suraya, 32, dhe fëmijët e tjerë të moshës 17, 9, 6 dhe 3-vjeç, janë evakuar dhe u dërguan në Katar, nga ku vazhduan rrugëtimin për në Gjermani, e tani gjenden në SHBA, në Teksas – së bashku me refugjatët e tjerë ku po presin që t’ju tregohet se ku do të qëndrojnë.
Ata nuk kanë të afërm atje. Mirza Ali tha se nuk kanë qenë prindërit e vetëm që tentuan të shpëtojnë fëmijën e tyre – por kurrë nuk menduan se i biri i tyre do të zhduket. Një numër i madh i zyrtarëve amerikanë i ka lutur që ta ndihmojnë.
“Të gjithë po premtojnë se do të bëjnë çfarë e mundur, por mbeten vetëm premtime”, thotë ai.
Grupi që ndihmon refugjatët nga Afganistani, ka shpërndarë letra në të cilat shkruan “zhduket foshnja”, ku përbri është edhe fotografia e Sohalis – por edhe nëpër rrjete sociale është shpërndarë me shpresën se dikush do ta identifikoj.
Suraya tha se vazhdimisht qan dhe se po e ka të vështirë të kujdeset për fëmijët e tjerë.
“Vazhdimisht mendoj për të. Të gjithë anëtarët e familjes time, kur flasim më thonë që të mos brengosem dhe se së shpejti do të shfaqet diku”, shtoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës