Profesor Tupen e kam njohur para do vitesh në një nga edicionet e Panairit të Librit. Sapo kishte dalë libri i tij “Dhembja që premton dashuri”, ku flet për përvojën e djalit të tij autik dhe më kishte bërë për vete, sikurse di të bëjë ai.
Librin e kisha lexuar me një frymë, edhe pse ai nuk është libër për çdolloj dhëmbësh, pasi do përtypur me kujdes. Aq më pak nuk është libër për mediokër. Në fund të këtij libri, ateisti Tupe, sikurse thotë ai për veten, bën një lutje që mund të hyjë shumë mirë në lutjet më të bukura të shkruara ndonjëherë. Vetëm kush e lexon atë lutje (që ia lë lexuesit kureshtar) dhe hyn sadopak në brendinë e saj do të kuptojë pse njerëz si profesor Tupe janë të aftë për virtytin madhor të empatisë.
Jemi takuar disa herë e shpesh bisedojmë në telefon, sepse ai kur përkthen dhe has fjalë që nuk janë të profilit të tij, nuk e ka problem të pyesë se si i thonë në shqip një termi fetar, fjala vjen. Profesori është edhe nga ata që pyet, kur nuk di. Pikërisht për këtë, ndoshta ka mbetur vetëm profesor.
Kur lexova në media se ai ishte proceduar për prishje të rendit publik, pasi kishte shkuar me studentët te Zogu i Zi mbrëmë, u ndjeva i befasuar. Profesor Tupja nuk ka imunitet, ashtu sikurse as unë e pjesa më e madhe e njerëzve, sepse nuk jemi të zgjedhur në Parlament. Por, ai ka njëlloj imuniteti që nuk ia jep ligji. Ia jep aftësia, natyra, Zoti, vërini çfarë emri të doni, për të qenë në momentin e duhur në krahun e duhur, si rrjedhojë e empathisë.
Mondi është nga ata njerëz të cilëve rinia do t’u largohet me frymën e fundit të jetës. Unë e di se ai nuk do të përfundojë në burg për këtë gjë, por do të përfundojë në regjistrin e të hetuarve. Një gjë e tillë për një person si profesor Tupja do të ishte e pakuptimtë, madje do ta bënte qesharak çdokënd që do të firmoste një hetim të mundshëm.
Një njeri që ka empati, nuk është i dhunshëm, nuk bën dëm, nuk pengon, nuk prish, nuk është i aftë të bëjë keq.
Profesor Tupja nuk ka nevojë për mbrojtjen time me shumë siguri, por kemi ne nevojë, shoqëria jonë, për njerëz si profesor Tupja.
Ndonjë jurist ndoshta do të thotë “lex dura sed lex” (ligji është ligj edhe pse i rreptë), por unë do t’i thoja “summum jus summa injuria” (drejtësia më e madhe është padrejtësia më e madhe).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker