Tashmë që presidenti amerikan, Joe Biden dhe ish presidenti, Donald Trump e kanë pothuajse të sigurt emërimin si kandidatë zyrtarë të partive të tyre për zgjedhjet e nëntorit, shumë njerëz i kthejnë sytë nga historia e Shteteve të Bashkuara.
Herën e fundit që të njëjtët persona janë përballur dy herë për presidencën, ka ndodhur në vitin 1956 dhe në të gjithë historinë amerikane kjo ka ndodhur shumë rrallë.
Një përsëritje e zgjedhjeve të vitit 2020 është përgatitur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti dhe pararendësi i tij e kanë pothuajse të sigurt marrjen e emërimit si kandidatë zyrtarë për president të partive të tyre.
“Tashmë që presidenti Biden dhe ish presidenti Donald Trump e kanë pothuajse të sigurt emërimin nga Partia Demokrate dhe Republikane, shumë njerëz po kthejnë sytë nga historia amerikane për të parë nëse ka shumë shembuj të ngjashëm me këtë, por nuk janë shumë”, thotë profesori i shkencave politike Cal Jillson.

Një ripërballje e tillë ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1956, kur presidenti republikan Dwight D. Eisenhower mundi sërish të njëjtin kundërshtar demokrat të katër viteve më parë, Adlai Stevenson. Ai fitoi madje herën e dytë me një diferencë edhe më të madhe, raporton zeriamerikes.
E mundi dy herë pasi ishte Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe publiku e dashuronte. ‘Më pëlqen Ike’, ishte një parullë shumë e famshme e fushatës elektorale dhe kështu Eisenhower fitoi dy herë me lehtësi ndaj Adlai Stevensonit. Por në fund të procesit, Stevenson ishte gjerësisht i respektuar… Rasti i tanishëm mund të jetë më pak frymëzues. Por do të shohim si do të zhvillohen gjërat në tetë muajt në vazhdim, tashmë që i kemi të qartë kandidatët…”, thotë profesor Jillson.
Grover Cleveland është i vetmi president në historikun e Shteteve të Bashkuara që shërbeu për dy mandate jo të njëpasnjëshme. Ai u bë presidenti i 22-të dhe 24-t i Shteteve të Bashkuara. Zoti Cleveland fitoi zgjedhjet në vitin 1884 dhe 1892, duke arritur atë çfarë synon të arrijë ish presidenti Trump, rimarrjen e Shtëpisë së Bardhë nga rivali që e mundi.

“Ekziston shembulli i viteve 1880 dhe fillimet e viteve 1890 kur dy emra jo shumë të mirënjohur për ne sot, Grover Cleveland dhe Benjamin Harrison, patën një lloj ripërballjeje. Në të gjithë historinë amerikane janë gjithsej gjashtë herë të tjera kur të njëjtët persona janë përballur dy herë për presidencën. Pra, kjo është shumë e rrallë”, thotë profesor Jillson.
Në përballjet e mëhershme pati emra të mirënjohur si John Adams dhe Thomas Jefferson, që morën pjesë në garat e para elektorale që pasuan për të zgjedhur drejtuesin e vendit pas presidentit të parë amerikan, Uashingtonit.
“Mund ta imagjinoni se nëse e keni shijuar njëherë Shtëpinë e Bardhë, ose nëse iu afruat shumë, është një shije që nuk do ta harronit kurrë, një dëshirë që nuk largohet ndonjëherë. Prandaj do të përpiqeshit sërish, shpesh dy herë apo edhe më shumë. Pra mund të mendoni për njerëz si Thomas Jefferson-i, që hartoi Deklaratën e Pavarësisë, i adhuruar në kohën e tij, konkuroi për presidencën që në vitin 1796, por fitoi vetëm në vitin 1800. Dhe më pas pa fqinjët e tij ta fitojnë presidencën, James Madison dhe James Monroe”, thotë profesor Jillson.
John Quincy Adams dhe Andrew Jackson është një tjetër rast ripërballjeje për presidencën. Ata u përballën fillimisht në vitin 1824, kur fitoi John Quincy Adams dhe për herë të dytë në vitin 1828, kur zoti Jackson fitoi ndaj presidentit në detyrë.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët