LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha Trump përpara fjalimit të presidentit Biden?

Çfarë tha Trump përpara fjalimit të presidentit Biden?

Përpara fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden, Donald Trump “lëshoi një breshëri sulmesh” kundër kundërshtares së tij të mundshme, Kamala Harris, duke e quajtur atë “viktimën e re për ta mposhtur”.

Gjithashtu, ai e akuzoi Harris se ka mashtruar publikun për aftësitë e Bidenit për të kandiduar edhe për një mandat.

Në tubimin e Trumpit në Charlotte të Karolinës së Veriut, që shënoi ngjarjen e parë publike të tij që kur Biden njoftoi tërheqjen, ish-presidenti amerikan tha: “Pra, tani kemi një viktimë të re për ta mposhtur, Kamala Harris”.


Ai e quajti atë “zëvendëspresidenten më të paaftë dhe më të majtë në historinë amerikane” dhe tha se ajo është “një e çmendur e majtë radikale”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Joe Biden iu drejtua kombit - shpjegoi vendimin për të hequr dorë nga gara për President të SHBA-së
Lexo po ashtu Joe Biden iu drejtua kombit - shpjegoi vendimin për të hequr dorë nga gara për President të SHBA-së

Duke folur për qëndrimet e saj për abortin dhe emigracionin, ai përsëri e quajti atë “të çmendur”.

Trump e akuzoi Harris se ishte po aq përgjegjëse për politikat e Bidenit në kufirin SHBA-Meksikë, ku arrestimet e kalimit të paligjshëm arritën nivele rekord në fund të vitit 2023 dhe përsëriti zotimin e tij për të kryer deportime masive me ndihmën e policisë lokale.

“Shkatërrimi vdekjeprurës i kufijve të Amerikës nga Kamala është plotësisht dhe totalisht skualifikues. Ajo nuk duhet të lejohet të kandidojë për presidente me atë që ka bërë”, u tha Trump mbështetësve të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori