LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin? Pamjet e ‘përleshjes’ së tyre shqetësojnë fansat

Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin? Pamjet e ‘përleshjes’ së tyre shqetësojnë fansat

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.


🤕#gjesti #egli #bigbrothervipalbania ♬ original sound – MK MUSIC 🎶

“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

Gjesti merr sërish vëmendjen me dukjen e çuditshme, shfaqet në oborr me të brendshme dhe xhup sipër
Lexo po ashtu Gjesti merr sërish vëmendjen me dukjen e çuditshme, shfaqet në oborr me të brendshme dhe xhup sipër

Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

#gjesti #egli #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Noway Watch on TikTok

Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit.

Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Magazina
Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Magazina

"Po nuk e fute brumin në furrë, s'ka si të dalë keku" - momenti kur Jozi i tregon Loredanës se deklarata e saj është bërë 'meme' në rrjetet sociale

Magazina
Në debat e sipër, Rozana i zhvishet para syve Gjestit: A po don me më këqyrë? Hajde

Në debat e sipër, Rozana i zhvishet para syve Gjestit: A po don me më këqyrë? Hajde

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

VIP Shpija, largohet Big Mama

VIP Shpija, largohet Big Mama

Kalo në kategori