Rënia e nivelit të lindjeve dhe rritja e numrit të të moshuarve, “e kanë plakur” ndjeshëm popullsinë e Italisë, deri në atë pikë sa që ekonomistët e vendit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre.
Deri më tani, as përpjekjet e qeverisë së krahut të djathtë të Giorgia Melonit për të rritur normat e lindjeve, nuk kanë arritur të kthejnë valën në rënie të demografisë së Italisë.
Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, Italia është “vendi më i vjetër” në Bashkimin Evropian, ku gjysma e popullsisë aktualisht ka një moshë mesatare mbi 48 vjeç.
Së bashku me Portugalinë, Italia ka përqindjen më të lartë të banorëve mbi 65 vjeç, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Këto statistika pasqyrojnë një prirje evropiane në të cilën blloku po përjeton një rritje të përgjithshme të moshës mesatare (44.5 vjeç). Numri i të moshuarve tani përfaqëson më shumë se një të pestën e popullsisë së bllokut.
“Sidoqoftë ajo që është edhe më domethënëse është tendenca e plakjes brenda vetë popullatës më të vjetër të Italisë”, tha Cecilia Tomassini, profesoreshë në Universitetin e Molise.
“Në mënyrë të veçantë, përqindja e individëve të moshës 80 vjeç e lart është rritur në 7,7 për qind të popullsisë totale, një rritje e dukshme nga 3,3 për qind e regjistruar në vitin 1991”, shtoi ajo.
Si është “plakur Italia” kaq shumë?
Arsyeja për “plakjen” e popullsisë thuhet të jetë mjaft e thjeshtë: Numri i vdekjeve, për shkak të plakjes së popullsisë së saj, e kalon numrin e lindjeve.
“Për 40 vitet e fundit, numri mesatar i fëmijëve për familje në Itali ka qenë nën 1.5”, tha Alessandro Rosina, profesor i demografisë në Universitetin Katolik të Milanos.
Për të mbajtur një popullsi stabile nevojitet një normë prej 2 lindjesh për grua.
Sipas Tomassini, kjo rënie e normës së lindshmërisë ka filluar në vitet 1980, megjithëse me luhatje të herëpashershme.
“Flukset e migracionit e kanë ngadalësuar vetëm pak këtë proces plakjeje. Përndryshe, ndikimi i tij do të ishte dukshëm më i theksuar”, theksoi Tomassini.
Fakti që të moshuarit në Itali po jetojnë më gjatë është në fakt një lajm pozitiv, sipas Giovanni Lamura nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Shkencës.
Lamura pretendon se vendi nuk ka investuar aq shumë në brezat e rinj sa ka investuar në gjeneratat e mëparshme.
“Njerëzit në Itali planifikojnë dhe ëndërrojnë të kenë fëmijë dhe familje po aq sa evropianët e tjerë. Ajo që mungon është politika adekuate për të mbështetur realizimin e këtyre planeve dhe ëndrrave”, tha Rosina.
“Italia ka një nga moshat mesatare më të larta për prindërit që të kenë fëmijën e tyre të parë, kryesisht për shkak se të rinjtë luftojnë për të gjetur punë të qëndrueshme, si dhe për shkak se përballen me vështirësi për të gjetur shtëpi”, shtoi ai.
Pastaj ata që kanë fëmijë përballen me sfidat e jetës familjare, pasi iu mungon mbështetja ekonomike dhe infrastruktura adekuate si prindër të rinj.
“Në Itali, lindja e një fëmije ka të ngjarë të përfaqësojë një përkeqësim të kushteve ekonomike të prindërve, si dhe një ndërlikim të jetës së tyre nga një këndvështrim organizativ, më shumë se në vendet e tjera”, sipas Rosina.
Cila është e ardhmja e Italisë?
Për Tomassinin, plakja e popullsisë italiane dhe rënia e natalitetit pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Në afat të shkurtër, migrimi mund të luajë një variabël të rëndësishme që mund të ndikojë në dinamikën e popullsisë, megjithëse mund të jetë politikisht i rrëshqitshëm”, tha ajo.
Qeveria e Melonit e ka bërë rritjen e natalitetit një nga prioritetet e qeverisë së saj, por deri më tani nuk ka arritur rezultate konkrete.
Qeveria ka përgjysmuar TVSH-në e pelenave dhe qumështit të bebeve, por kujdesi për ta mbetet i shtrenjtë dhe vështirë i përballueshëm.
Frika më e madhe e italianëve është zhvillimi i dobët ekonomik i cili po vazhdon të bjerë.
Sipas Rosina, nëse normat e lindshmërisë do të mbesin të njëjta, Italia mund të ketë vetëm 320 mijë të posalindur në 25 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kush është Mark Carney, ish-guvernatori i bankës qendrore që do të jetë lideri i ardhshëm i Kanadasë?

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa