LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duan serbët?

Rruga për në Bashkimin Evropian dhe me saktë drejt prosperitetit euro-perëndimor shtrohet fillimisht mbi bazat e fqinjësisë së mirë me besim reciprok mes vendeve fqinje dhe më pastaj vazhdon drejtë marrëdhënieve dhe besimit reciprok me vendet kontinentale dhe organizmat globale siç janë NATO dhe OKB.

Janë katër fakte aktuale për momentin të pakalueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë që detyrimisht do të duhej të na nxiste të analizonim me shumë kujdes dhe me mendje të ftohët, larg nga romantizmi nacional dhe lavdia e humbur historike serbe si populli i “zgjedhur” i Zotit, idetë e fundit mbi mundësin e një korrektimi të kufijve aktual mes Kosovës dhe Serbisë.


Dikur të vendosur nga presidenti jugosllavë Tito si vija ndarëse administrative pa karakter shtetërorë. Sot pasi kaluan shumë dekada nga ajo ndërhyrje arbitrare jugosllave kur Kosovës ju amputua pjesa lindore e saj (Lugina e Preshevës) për t’ju dhënë një zonë malore mbi Mitrovicë (Leposaviqi dhe Zubin Potoku me rrethina), sot kur Kosova është Republikë e pavarur botërisht e njohur si e tillë, në rrugën e saj drejtë BE-së dhe botës moderne, janë pikërisht këto gabime që bënë komunistët jugosllavë të Titos që po e ngadalësojnë dhe pse jo ndalojnë rrugëtimin e rehatshëm të saj drejt prosperitetit euro-perëndimore, është Kosova ajo që po paguan taksën më të shtrenjtë se çdo kush në rajon.

Janë populli shqiptar i Kosovës ai që po përjeton sakrificën e madhe të izolimit ndërkombëtarë politikë, kulturorë dhe sportiv, andaj ata që duhet dhe do të duhej të mendonin me kokë të ftohur dhe qasje realistike dhe më shumë se kaq njerëzit që udhëheqin politikën Kosovare, duhet të reflektojnë politikë të mençur dhe serioze .

Fakti i parë është se Serbia asnjëherë për gati një shekull e gjysmë nuk arriti të integrojë shqiptarët brenda sistemit të vetë shtetëror .Që përfundojë me shkëputjen e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Fakti i dytë është se Kosova tash e 11 vite dhe dy vite pas pavarësisë nuk arriti kurrë t’i integroj serbët e veriut në sistemin shtetërorë të saj, duke krijuar kështu një zonë veriore jashtë çdo kontrolli qeveritar.
Fakti i tretë është se shqiptarët e Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës asnjëherë nuk arritën të pranojnë faktin se janë pjesë e shtetit Serb dhe të integrohen brenda këtij vendi me çka situata degjeneroj drejtë një lufte të armatosur për çlirim kombëtar në vitin 2001.
Fakti i fundit dhe i katërt është se Bashkimi Evropian nuk pranon bartjen e konflikteve brenda saj deri sa ky Union është rruga e vetme drejt së cilës duhet shkuar, s’ka zgjidhje tjetër më të mirë për momentin.

Andaj shtrohet dilema se çfarë duhet bërë shqiptarët për të eliminuar këto pengesa që i kanë bllokuar rrugën drejtë integrimit të plotë në familjen e kombeve botërore? Kohët e fundit mbi horizontin mediatik dhe politikë kosovarë kanë filluar të shfaqen diplomatë, politikanë dhe analistë të karaktereve të ndryshëm që kanë filluar seriozisht të mendojnë se si duhet të ecet tutje. Janë ata që po merren me analizimin dhe komentimin e disa zgjidhjeve të ofruara nga qarqe të caktuara ndërkombëtare mbi mundësin e një korrektimi (demarkacioni kufijsh) mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazat e korrigjimit të gabimeve të bëra nga ana e komunistëve jugosllavë gjatë vendosjes së këtyre vijave kufitare. Të njohur mirë me historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, ata e dinë mire se si dhe çfarë duhet për të ecur përpara. Ne shqiptarët kemi miq shumë në botë, fuqishëm të udhëhequra nga SHBA-të si aleati ynë më i mirë dhe i sinqertë. Dhe është pikërisht njëri nga njerëzit bartës të politikës së këtij vendi mik, Kongresmeni i njohur për mbështetjen ndaj shqiptarëve z.Dana Rohanbaher, ai i cili morri guximin për të shtruar hapur idenë e një korrigjimi të gabimeve jugosllave në raportet serbo-shqiptare. Kjo ide sipas tij do të drejtonte shqiptarët dhe serbët drejtë përfundimit të mosmarrëveshjeve mes tyre dhe hapjen e një kapitulli të ri më miqësorë dhe me paqe të qëndrueshme.

Luginën e Preshevës një territor me peshë enorme strategjike në relacionet e reja brenda ballkanike dhe brenda evropiane

Ideja erdhi si koncept për një korrigjim të vijave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gabimisht të quajtura si shkëmbim territori. Sepse Kosova sot nuk ka territor për të shkëmbyer pasi që ato territore që i kontrollon Kosova nuk kërkon t’i marr Qeveria në Beograd, por shfaq interesimin e saj për legjitimimin e strukturave të saja shtetërore në veri të Kosovës apo në atë zonë që Tito ia mori dhe ia dha Kosovës pa një marrëveshje paraprake me Serbinë. Nëse Kosova do të pranonte këtë kërkesë të tillë serbe, Republika e Kosovës nuk do të humbiste asgjë më shumë se që posedon sot, pos vetëm që do të fitonte hapësirë për marrjen e krahut të saj lindore Luginën e Preshevës një territor me peshë enorme strategjike në relacionet e reja brenda ballkanike dhe brenda evropiane. Shtrirja e shtetit Kosovarë brenda Luginës së Preshevës asaj do t’i jepte avantazhin e pjesëmarrjes direkte në kontrollin e lidhjes së vetme tokësore mes Ballkanit Verior dhe atij Jugorë, forcimin strategjik të Kosovës dhe forcimin e saj ekonomik si pasoj e të ardhurave të mëdha nga lugina e Preshevës si zonë transiti për miliona udhëtarë që qarkullojnë ne relacionet Evropë-Azi-Lindje e Mesme. Vlen të përmendet se brenda vitit 2009 nëpër Luginën e Preshevës qarkulluan mbi 9 milionë mjete të vogla transporti (automobila) dhe mbi 30 mijë mjete të mëdha transporti (kamion dhe trena me linja ndërkontinentale), që shteti serbë morri miliarda euro përfitime nga ky qarkullim masiv i pandalshëm.

Sot shteti Serbë ka të garantuara investime prej 5 miliardë eurosh vetëm nga vendet e njohura si vende Danubiane, edhe atë vetëm si faza fillestare e përpunimit të projektit disa miliardash për rregullimin e lundrueshmëris nëpër lumin Morava dhe hapjen e kanalit ujorë nëpër Luginën e Preshevës për të krijuar rrugën ujore nëpërmjet lumit Vardar drejt portit të Selanikut. Ky projekt i ndërmarr nga Konglomerati serb Danube Propeller ofron projektin e madh evropian të krijimit të linjës lundruese për lidhjen e dy porteve të mëdha evropiane Roterdamit dhe Selanikut, krijimin e një boshti të ri ekonomik për Evropën duke zvogëluar për mijëra kilometra lundrim rrugët rreth e rreth Mesdheut. Kthimi i Luginës së Preshevës brenda Kosovës do të thoshte edhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këto kombinime të rëndësishme brenda evropiane, të ardhurat që do të vinin për buxhetin e varfër të Kosovës do të ishin aq të mjaftueshme sa për të eliminuar mbi 90% të problemeve të sotshme ekonomike që rëndojnë mbi këtë vend.

Rreziku i ndarjes së brendshme të Luginës së Preshevës

Kambanat e alarmit po bien, Jeremic dhe Tadic kanw pranuar publikisht të japin si kompensim vetëm Komunën e Preshevës për Veriun e Kosovës, çka fshihet prapa këtyre lëvizjeve serbe??? Ashtu si në Veri ashtu edhe në Kosovën Lindore, Beogradi nuk kënaqet vetëm me pushtimin klasik politiko-ushtarak, por shkon deri në shkallën e “rikonfigurimit juridikopolitik” të hapësirave shqiptare në këto troje. Zërat për një ndryshim dhe mundësia e krijimit të Komunës “serbe” tek Stacioni i Trenit në Preshevë dhe aplikimi i disa formave tjera të ndarjes së kësaj zone në zona tjera administrative, shpjegon qartë qëllimin serb dhe jep alarmin për ditët në vijim. Edhe më keq kur kësaj i shtojmë edhe ndarjen me vija ushtarake që po i bëhet Bujanocit me Preshevën me anën e bazës ushtarake Cepotin dhe tendencat për vizatimin e vijave të reja administrative të komunave të Preshevës dhe Bujanocit gjatë procesit të ardhshëm të rajonalizimit në Serbi, dëshmojnë dhe japin alarmin për lojën perfide serbe në procesin e “ndarjes së butë” të Kosovës. Tashmë atje ka filluar ekzekutimi i këtij plani, ku fatkeqësisht viktimat e para të kësaj kurthe janë liderët politikë shqiptarë të Bujanovcit që pranuan të nënshkruajnë dokumentin e marrëveshjes për qeverinë multi-etnike të qytetit, e që fatkeqësisht është fillimi i fundit për qeverisjen shqiptare në Bujanoc. Sepse tashmë serbët e kanë një dokument të cilin do ta kundërshtojnë si të “padrejtë” ndaj komunitetit të tyre dhe të rrisin kërkesat deri në maksimum ndaj palës shqiptare. Duke detyruar prishjen e koalicionit dhe shpalljen e kërkesave të tyre për vizatimin e kufijve të ri komunal në Bujanoc si një “rregullim të pozicionit të tyre politikë” ndaj shumicës shqiptare në Bujanoc. Ardhja së fundi e rreth 500 kolonëve serb nga ish vise jugosllave në Bujanoc përfundimisht vulos qëllimet serbe ndaj rimarrjes së Bujanocit (kësaj here përfundimisht) dhe ndarjes së brendshme të Preshevës me Bujanocin.

Ata në një apo tjetër mënyrë po e përgatisin planin e fundit të tyre për shkëmbimin e Luginës së Preshevës me Veriun e Kosovës dhe në këtë akt, qëllimi i tyre është të mundohen sa më tepër që të vendosin kufijtë e ri të Komunës së Preshevës, duke e shtyrë dhe rrudhur në maksimum këtë Komunë dhe për të lënë jashtë saj terrenet me strategjike që do të bëjnë pjesë në projektin final të hapjes së Kanalit ujor Morava-Vardar një projekt me vlera miliarda dollarësh. Ata tashmë kanë krijuar aleancën e pashpallur Danubiane (të vendeve ku kalon Danubi) në financimin e këtij projekti gjigantë me vlera prej miliarda dollarësh dhe me përfitime enorme ekonomike. Ani pse ky kanal planifikohet të hapet dhe kaloj mbi 90% në hapësirat e Kosovës Lindore dhe tokat e shqiptarëve.

Kanali ujorë Moravë-Preshevë-Vardar-ide e vjetër amerikane

Pas kërkimeve vullnetare mbi historikun e projektit dhe me ndihmën e miqve nga Asociacioni i Kanaleve të Nju Xhersit kemi ardhur në përfundim se ky projekt nuk është projekt serb siç po përpiqen ta emërojnë serbët, por është projekt i propozuar shumë dekada ma parë nga Asociacioni i Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit për Qeverin Turke të asaj kohe.

Edhe pse të panjohura për shumicën shqiptare, historia na kthen disa vite me herët, kohën kur Udrou Uillson ishte guvernatorë i shtetit të Nju Xhersit. 27 shkurti i vitit 1911 ishte një ditë e rëndësishme për Uillsonin dhe Nju Xhersin kur po finalizoheshin përpjekjet e gjata të ndërtimit të Kanalit ujorë të Morrisit që do të lidhet më vonë me Nju Jorkun dhe Atlantikun. Atëherë guvernatori i ri Udrou Uillson së bashku me gjeneralin Edmund Uillson dhe gjykatësin shtetëror Benet Van Syckel ishin zgjedhur në krye të komisionit të Asociacionit të Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit që do të monitoronin projektin gjigant. Rezultatet e komisionit të udhëhequra nga guvernatori Uillson u publikuan në vitin 1913. Kishin të bënin me hartat e projektit, fotografimet e terrenit, mjetet financiare dhe pikat tjera të rëndësishme të projektit. Tek tavolina e guvernatorit dhe kryetarit të komisionit të Asociaconit të Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit, Udrou Uillson, në vitin 1913 nuk po qëndronte vetëm projekti kapital i Kanalit të Morrisit, por ishte edhe projekti tjetër me vlera të shumëfishta. “Linja e gravitetit e ekonomisë evropiane në relacion me kanalin e Suezit” ishte titulluar atëherë nga inxhinierët e Uillsonit ky projekt, i cili po tentonte të shënonte lidhjen magjike mes Danubit dhe Egjeut apo mes Evropës dhe Azisë. Ata e kishin projektuar në detaje deri në çdo milimetër projektin duke shënuar saktë vendbanimet dhe rajonet ku do të kalonte kanali duke ofruar fakte të reja për popullsitë e reja “që nuk ishin si rusët e as si turqit” por “që kishin një gjuhë tjetër nga turqit edhe pse shumica e kishin një fe të njëjtë si ata”. Ishin faktet e detajuara nga ky Asociacion Inxhinierik që e kishin njohur Uillsonin me popullin shqiptarë dhe gjeopolitikën e këtij populli. Propozimi dhe skemat e realizimit teknik të projektit menjëherë i ishin dorëzuar administratës së Presidentit Uilliam Taft dhe kështu edhe pse në fund të mandatit të saj kjo administratë vetëm dy muaj përpara se Uillson të inaugurohej President kishte filluar bisedimet në Shën Peterburg me Carin Rus për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujorë që do të kalonte krejtësisht nëpër Luginën e Preshevës.

Mbi këtë ujdi amerikano-ruse kishte shkruar edhe gazeta njujorkeze Nju Jork Tajms e datës 18 janar të vitit 1913, që fuqimisht kundërshtohet varianti serb i projektit dhe tendencat e tyre për zbrazjen e luginës së Preshevës nga shqiptarët.
Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull “Kapitalistët amerikan dhe ata Rusë kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese që do ta lidhte Danubin me Detin Egje” duke vazhduar citatin: “të rejat e arritura nga këtu Shën Peterburgu tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikan dhe atyre Rusë për fillimin e përbashkët të konstruktimit dhe ndërtimit të kanalit ujor që do të lidhë lumin Danub me detin Egje, kjo donë të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar deri te ujëndarësi i Preshevës ku do të shtrihej për në jug deri tek Vardari i epërm”. Projekti që dikur i ishte dorzuar administratës së Presidentit Taft sot ruhet në arkivat e shtetit të Nju Xhersit, deri sa kopja e tij ekziston në arkivat private në Beograd, por pjesë të tij janë shkatërruar gjatë Luftës së Parë Botërore nga Qeveria Serbe e asaj kohe.

Atëherë çfarë saktësisht duan serbët?

Ata e kanë me hile si çdo herë, duan të nisin me bisedimet teknike, për të fituar rastin për bisedimet e “vërteta” për “kompromisin historik” me shqiptarët. E duan Veriun e vendit dhe pranojnë të kompensojnë me Preshevën, por pa luginën strategjike të saj, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën. Ky është “kompromisi historik” i tyre. Ata e kanë me hile si çdo herë, andaj duhet të jemi syhapur përpara këtyre bisedimeve të reja që tashmë pritet të fillojnë. Kush do që do të negociojë me serbët fillimisht duhet të bëjë pyetjen se çfarë duan ata, serbët?