Shoqata e Hebrenjve në Maqedoninë e Veriut kërkon nga institucionet të ndërmarrin masa urgjente ndaj çdonjërit që formon shoqata me ide fashiste duke prekur në ndjenjat e këtij komuniteti të përndjekur gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania fashiste dhe shtetet që kishin mbështetur nazizmin.
Kryetari i Shoqatës, Pepo Levi, thotë se komuniteti hebre është i “indinjuar” nga njoftimet se pos klubit në qytetin e Manastirit, edhe në Ohër është formuar një shoqatë me emrin e Car Borisit III, i cili kishte sunduar me Bullgarinë nga viti 1918-1943.
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Car Borisi ishte rreshtuar përkrah Gjermanisë dhe kishte pushtuar pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut ku ishte strehuar një numër i madh i komunitetit hebre.
“Kjo është diçka e pakëndshme për ne hebrenjtë, por edhe për tërë popullin maqedonas, pasi bëhet fjalë për kolaboracionistë të verifikuar, bashkëpunëtorë të Hiterit, Ante Paveliqit, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore përkrah nazistëve. Është një ndjenjë e rikthimit të nazizmit përmes dyerve të mëdha në Maqedoni[të Veriut]. Kjo është diçka e pazakontë e që nuk duhet të ndodhë”.
“Kjo nuk është aspak në rregull pasi prek ndjenjat e hebrenjve dhe të vetë maqedonasve kur dihet se 7.144 hebrenj u vranë, e mbi 11 mijë të tjerë u dërguan në kampet e përqendrimit nga Bullgaria naziste. Car Borisi është sinonim i nazizmit”, thotë Levi për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se në muajin prill, kur në qytetin e Manastirit u regjistrua një klub tjetër kulturor bullgar, me emrin e bashkëpunëtorit tjetër nazist, Vanço Mihajlov, shoqata që ai drejton gjithashtu reagoi, duke u kërkuar institucioneve që të kontrollojnë nëse është i ligjshëme emërtimi i klubeve dhe shoqatave me emra të tillë.
“Mendoj se institucionet duhet të reagojnë lidhur me këto paraqitje. Nuk mundet që kujt t’i teket të regjistrojë shoqata me emra të nazistëve. Nesër mund t’i teket ndonjërit të regjistrojë një shoqatë me emrin e Hitlerit… A thua a do ta lejonte shteti një gjë të tillë? A mundet diçka e tillë të ndodhë në ndonjë vend të BE-së? Nuk mundet atje kush si të dojë të regjistrojë shoqata të tilla që mbajnë emra të fashistëve. Ky është një antisemitizëm klasik që dënohet me ligj, si në Gjermani, Francë e vende tjera”.
“Ne kemi paraqitur një kërkesë për plotësimin e Kodit Penal për dënimin e veprimeve të tilla, si antisemitizmin, mohimin e antisemitizmit, përhapjen e urrejtjes, mohimin e Holokaustit. Shteti duhet të reagojë, duhet të mbajë llogari për gjëra të tilla”, thotë Pepo Levi, kryetar i Shoqatës së Hebrenjve të Maqedonisë së Veriut.
Shoqata me emrin e Car Borisit III është themeluar nga një shoqatë bullgare në Ohër dhe drejtohet nga Tome Bllazheski. Ai thotë se është bullgar që jeton në Maqedoninë e Veriut.
“Mbreti bullgar, Borisi III, e ka çliruar Maqedoninë nga skllavëria serbe dhe kur kombet e tjera mund të kenë shoqata të ndryshme, pse edhe ne të mos mundemi. Si mbështetës të figurës dhe veprës së Carit bullgar Borisi III, themeluam në Ohër një shoqatë që mban emrin e tij dhe synimi ynë është të ushqejmë kulturën bullgare në Maqedoni”, thotë Bllazhevski për Radion Evropa e Lirë.
Shoqata që ai drejton, ka publikuar edhe një komunikatë duke i ka hedhur poshtë pretendimet se ajo ka ide neo-naziste apo se Borisi III ka qenë bashkëpunëtor i nazizmit.
“Ne i hedhim poshtë pretendimet se jemi një shoqatë neo-naziste pasi nuk kemi asnjë bashkëpunim apo synim me lëvizjet antisemitiste. Ne kemi respekt të madh për popullin hebre dhe shprehim keqardhje për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën. Le të ecim së bashku në të ardhmen e atdheut tonë Maqedonisë [së Veriut] drejt vlerave evropiane me respekt dhe mirëkuptim. Shoqata jonë u krijua për të ruajtur dhe ushqyer kulturën bullgare, për të respektuar figurën dhe veprën e Car Borisit III”, thuhet në reagimin e shoqatës.
“Jemi qytetarë të thjeshtë që nuk duam dhe kërkojmë të mos keqpërdoremi për qëllime dhe pikë partiake. Problemet duhet t’i zgjidhin politikanët dhe historianët nga të dyja vendet”, thuhet ndër tjerash në reagimin e shoqatës bullgare “Borisi III”.
Lidhur me këtë rast, institucionet thonë se mbeten në qëndrimin sikur në rastin me shoqatën kulturore bullgare “Vanço Mihajlov”, që u hap në Manastir./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos