LAJMI I FUNDIT:

Capital T kujton projektin e suksesshëm muzikor “Ma e mira”: E bëra të gjithin vet, në studion time modeste në shtëpi

Capital T kujton projektin e suksesshëm muzikor “Ma e mira”: E bëra të gjithin vet, në studion time modeste në shtëpi
Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, e ka nisur karrierën në moshë shumë të re.

Gati 10 vjet vjet më parë, ai publikoi një ndër hitet më të mëdha në karrierën e tij, këngën me titull “Ma e mira”.


Kjo këngë ka një domethënie të veçantë për reperin, pasi që në gjenezë e deri në finalizimin e saj, ai është kujdesur.

Në një shkrim special të publikuar në InstaStory pas kaq vitesh, Capital T duke kujtuar me nostalgji hitin e dikurshëm ka treguar edhe se si e kishte krijuar këtë këngë.

https://www.instagram.com/p/B37YJYlBjPp/

Ai thotë se gjithçka nisi spontanisht në studion muzikore, të imporivuzar në shtëpinë e tij.

“Isha në fillimet e karrierës edhe këtë project e kam realizuar komplet vet muzikën, tekstin, melodinë, incizimin e finalizimin në shtëpi, në studion time të vogël në vlerë 1000 euro”, ka shkruar fillimisht Capital T.

Më pas, i njëjti ka vazhduar të tregojë dhe t’u japë një mesazh të gjithë atyre që ëndërrojn të arrijnë në muzikë, duke i motivuar që të punojnë sa më shumë dhe pa u ndalur.

“Morali I histories: S’ka rëndësi sa investon ose në çfarë studio me standard botërore punon, nëse s’I shkruan ndjenjat e përjetime tua, kënga s’ka shpirt edhe s’mund t’i mbijetojë kurrë kohës. Këshu që vetëm bëjeni, qoftë edhe me telefon s’ka rëndësi. Edhe publikoje, lejoje botën le ta dëgjojnë, nëse vërtet vlen, ka me pas sukses pavarësisht promos a mbështetjes apo investimit”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

Foto: Capital T/InstaStory

Sot, reperi nga Prishtina renditen në listën e rep-artistëve më të mirë shqiptarë dhe me më së shumti fitime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori