LAJMI I FUNDIT:

Caktohet seancë për mandatin e Gruevskit

Caktohet seancë për mandatin e Gruevskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për pasdite në ora 17:00 caktoi seancë plenare ku deputetët duhet të deklarohen për rekomandimin e Komisionit për çështje mandatare dhe të imunitetit për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, me kërkesë nga gjykata për shkak të caktimit të masës paraburgim për lëndët që PSP-ja udhëheq.

Vendimi për marrjen e mandatit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni sot me pesë vota “për” miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunutetit për shkak të masës së arrestit të Nikolla Gruevskit, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej deputetëve të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, kryetari i nderit të së cilës është Gruevski.


Kryetari i Komisionit Pavle Bogevski shprehu zhgënjim që, si tha ai, sistemi ynë nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tank”. Kërkoi përgjegjësi dhe përfundimin e hetimit për arratisjen e Gruevskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori