LAJMI I FUNDIT:

Caktohen emrat e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Caktohen emrat e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot në seancë ngritjen e Komisionit Hetimor për të gjetur dhe evidentuar shkeljet e presidentit Ilir Meta që do të sjellin më pas edhe votimin për shkarkimin e tij.

Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga ana e Partisë Socialiste, e cila ka kështu shumicën dhe kryetarin, ndërsa 4 vendet e tjera janë vënë në dispozicion të grupeve parlamentare opozitare.

Në krye të komisionit do të jetë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, si dhe deputetët Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni, ndërsa ende nuk janë mësuar emrat e deputetëve opozitarë që do të marrin pjesë.


Kuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Ilir Metës
Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Ilir Metës

Gjatë paradites, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputetët janë njohur edhe me procedurën që do të ndiqet pasdite, ku duket se do të ketë pak folës dhe diskutimet e gjata janë lënë pas paraqitjes së përfundimeve nga ana e Komisionit Hetimor. /A2News/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori