LAJMI I FUNDIT:

Cabadak: Dardani dallon prej kosovarëve tjerë të mbivlerësuar

Cabadak: Dardani dallon prej kosovarëve tjerë të mbivlerësuar

Ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, ka kritikuar basketbollistët vendorë duke i cilësuar ata si të mbivlerësuar, teksa e ka lavdëruar Dardan Berishën si një lojtar i cili mund të luajë në cilëndo skuadër të Euroligës.

E filloi mjaft mirë aventurën me Sigal Prishtinën gjerë në sfidat që pati në udhëtim gjatë këtij viti. Tri humbje në tri udhëtime rresht bënë që Ceyhun Cabadak të dorëhiqej nga detyra e trajnerit të skuadrës.

Në një intervistë për Arena, trajneri turk ka treguar për arsyet e dorëheqjes së tij, duke treguar edhe për planet që ka për të ardhmen. Ai rrëfen aventurën e tij të shkurtër në kryeqytetin kosovar, duke lëvduar tifozët prishtinas, por edhe duke këshilluar lojtarët vendorë që të ndërrojnë mentalitet. Lavde pati për Dardan Berishën, të cilin e konsideron të kalibrit të basketbollistëve në Euroligë.

Arena: z. Cabadak, si erdhi deri te dorëheqja nga posti i trajneri te Sigal Prishtina??
Cabadak: “Kur kam ardhur në klub jemi takuar dhe klubi më ka thënë se objektivi është të hyjmë në mesin e gjashtë pozitave të para në Ligën Ballkanike. Me kalimin e kohës, duke parë se skuadra kishte ecuri të mirë, kjo ndryshoi. Pas tri humbjeve të fundit në udhëtim, pas së cilave prapë jemi në pozitën e dytë në tabelë, jemi takuar dhe klubi më ka thënë se nuk mendojnë se jam i suksesshëm, kurse unë mendoj ndryshe. Prandaj, kam dhënë dorëheqje. Tani do të kthehem në vendlindje për të pushuar. Nuk do të kërkojë angazhim të ri sepse është faza e nxehtë e sezonit në të gjitha ligat andaj do të pres përfundimin e kampionatit për të shikuar opsionet”.


Arena: Çfarë vlerësimi mund të jepni për basketbollistët kosovarë?
Cabadak: “Për dallim nga basketbollistët e huaj, ata vendorë nuk e kanë mentalitetin e duhur për t’u zhvilluar. Për këtë mendoj se faji qëndron tek rregulla që ua mundëson dy prej tyre të luajnë gjithmonë në pesëshen e parë. Tek kjo çështje, mendoj se do të ishte më mirë për basketbollin e Kosovës të përcjell shembujt e Spanjës dhe Italisë që nuk kanë qenë fuqi por janë zhvilluar shumë së fundmi, duke e aplikuar sistemin (3+2), tre evropianë dhe dy amerikanë. Nëse edhe në Kosovë do të ishte kështu, atëherë basketbollistët vendorë nuk do të ndiheshin rehat duke e ditur se do të luajnë në pesëshen e parë, por do të angazhoheshin më shumë. Financat nuk paraqesin problem sepse mund të gjeni evropianë të mirë që paguhen më pak se basketbollistët vendorë në Kosovë. Po ashtu, vendorët këtu janë më të paguar se vendorët e shumicës së skuadrave në Ligën Ballkanike. Dhe, prapë nuk punojnë sa duhet”.

Arena: Cilin basketbollist kosovarë mund ta vlerësoni më shumë?
Cabadak: “Në mes të shumë basketbollistëve vendorë që kanë problem me mentalitetin e tyre dhe angazhimin në punë, është një të cilin e veçoj nga aspekti pozitiv, ai është Dardan Berisha. Ai pa problem mund të luajë në cilëndo skuadër në Ligën Ballkanike, por edhe në Euroligë. Është sjell gjithmonë në mënyrë profesionale dhe është angazhuar shumë”. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori