Edhe në kushte të krizës botërore ekonomike, të shkaktuar nga koronavirusi, këmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë në nëntë muajt e parë të vitit 2020, shënoi rritje prej 12,8 për qind lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa është evidentuar edhe rritja e eksportit për rreth nëntë për qind, konstatuan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ambasadorja kroate, Nives Tiganj.
Sipas Bytyqi dhe Tiganj, Kroacia është linku midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Duhet të punohen në politika të përbashkëta që të avancohet konkurrenca e rajonit.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, për mbështetjen e Kroacisë në rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe aktivitetet për rritjen e këmbimit tregtar dhe këmbimin midis kompanive.
Ambasadorja Tiganj theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia janë vende mike, të cilat nuk kanë çështje të hapura dhe se vendi ynë ka mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave, zbatimin e reformave dhe anëtarësimin e plotë në BE.
“Republika e Kroacisë është një lloj lidhje midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përvojën të cilën e posedon për aderim është e gatshme ta ndajë me vetëmohim me Maqedoninë e Veriut”, tha Tiganj.
Në takimi u bisedua edhe për Planin 10-vjeçar të zhvillimit kombëtar të Republikës së Kroacisë (2020-2030), në çka zëvendëskryeministri Bytyqi u lidh dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore gjithashtu punon në krijimin e Planit kombëtar të zhvillimit afatgjatë. Ky plan, informoi zëvendëskryeministri, në të cilin do të definohen drejtimet kryesore në të cilat do të lëvizë ekonomia e Republikës së Maqedonisë Veriore, do të sigurojë zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe të gjithë aktorët do të përfshihen në krijimin e tij: dhomat e tregtisë, sindikatat , shoqëria civile, por edhe partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë.
Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadorja Tiganj shfaqën shpresën se bashkëpunimi ekonomik midis vendeve do të ketë tendencë të rritjes, me këtë rast duke rënë dakord që do të vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin për ta avancuar bashkëpunimin më tutje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale