Miratimi i rezolutës nga Parlamenti Evropian ku dënohet sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit do të forcojë pozicionin e Kosovës dhe do t’i japë legjitimitet qëndrimit se Serbia është e përfshirë në organizimin e aktit të agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator, thotë njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Seb Bytyçi.
Sipas tij, kualifikimi i sulmit si terrorist dhe nënvizimi se do të kërkohet përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje është dëshmi për ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian.
“Mendoj se është një hap i mirë dhe i ndihmon Kosovës në përputhje me kërkesat që të dënohet sulmi terrorist i sponsorizuar nga Serbia. Gjithashtu është një lloj presioni për Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare që të ndërmarrin hapa dhe masa ndëshkuese ndaj Serbisë për organizimin e këtij sulmi, por gjithashtu edhe sjelljet e saj agresive pas ngjarjeve të 24 shtatorit ku përfshihen grumbullimi i ushtrisë, shpallja e ditëve të zisë kombëtare, glorifikimi i sulmueseve, koordinimi i Vuçiq me ambasadorin rus që janë indikacione edhe për përfshirje të Rusisë”, thotë Bytyçi.
Ai thekson se rezoluta e miratuar nga Parlamenti Evropian do të jetë një lloj presioni më i madh ndaj Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian që të ndërmarrin hapa ndëshkues ndaj Serbisë.
“Dihet se s’ka shumë ndikim të madh Parlamenti Evropian, por ka ndikim në formimin e opinionit publik dhe kjo është një konfirmim që opinioni publik kërkon që të ketë një reagim nga BE-ja. Tashmë e kemi pa se ka zvarritje nga institucionet e BE-së, mirëpo kjo dëshmon se duhet të ketë një reagim nga Komisioni dhe Këshilli Evropian”, shprehet Bytyçi.
Sipas tij, institucionet kosovare duhet të shfrytëzojnë momentumin e krijuar dhe tash të kërkojë të rikthehet njohja reciproke në qendër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Përveç kësaj, ai e sheh të rëndësishme edhe shuarjen e strukturave të ilegale në veri.
“Kjo e forcon pozicionin e Kosovës se i jep legjitimitet qëndrimit të Kosovës se Serbia është e përfshirë në organizimin e këtij sulmi. Kosova në raport me Serbinë duhet të kërkojë që pas këtij sulmi të bëjë kërkesa për njohje nga Serbia dhe për shuarje të strukturave paralele, pasi të njëjtat kanë qenë të përfshira në organizimin e këtij sulmi dhe duhet të ketë kërkesa për shuarjen e këtyre strukturave.
Ju kujtojmë se asociacioni ishte si këmbim për shuarjen e këtyre strukturave dhe kjo nuk ka ndodh. Kërkesa e Kosovës duhet të jetë që të bëhet shuarja e strukturave paralele dhe të bëhet njohja e Kosovës nga Serbia. Pra, duhet të kthehet njohja në qendër të normalizimit, pasi pas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit është fokusuar te zbatimi i njëanshëm të marrëveshjes, formimi i asociacionit nga Kosova dhe janë injoruar obligimet e Serbisë”, deklaron ai.
Megjithëse në rezolutë përmendet edhe heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Bytyçi e sheh si të vështirë këtë pasi të njëjtat po përdoren si mjet presioni ndaj vendit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.
Ai shton se zgjedhjet në veri mund të mbahen, por vetëm përmes peticionit që do të mundësonte largimin e kryetarëve aktual.
“Zgjedhjet mund të mbahen. Rruga është e hapur dhe në momentin që fillon peticioni për largimin e kryetarit atëherë fillon procesi. Kjo mund të ndodhë në çdo moment dhe askush nuk e ndal askënd të bëjë këtë. E kemi pa se nuk ka vullnet nga kryetarët aktualë që të japin dorëheqje, kjo i bie se procesi zgjedhor mund të iniciohet vetëm përmes peticionit. Ajo çka i mbetet pastaj institucioneve të Kosovës është të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe të përcaktojnë datën e zgjedhjeve”, përfundon Bytyçi.
Parlamenti Evropian të enjten ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.
Në tekstin e rezolutës përmenden rrethanat, të cilat kanë ndikuar në rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës, nga largimi i serbëve nga institucionet nëntorin e kaluar, bojkotimi i zgjedhjeve lokale të prillit në veri, e deri te vendosja e barrikadave dhe sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në fund të majit dhe sulmit të fundit në Banjskës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania