LAJMI I FUNDIT:

Burrit ia dërguan letrën nga spitali: Jeni shtatzënë!

Burrit ia dërguan letrën nga spitali: Jeni shtatzënë!

Hilton Plettell (50 vjeç) nga Birminghami mori një letër nga spitali në të cilën thuhej se ai ishte shtatzënë dhe me siguri pret binjakë. Mjekët nga spitali e ftuan për një kontroll të detajuar në ultrazë për të mësuar se për sa kohë është shtatzënë.

“Mbeta pa mend. Letra piku si prej qiellit. Megjithatë, unë mahitesha me të gjithë, ndërsa miqtë gjatë tërë kohës më thumbonin”, tha Hilton.

Ai tha se në letër ishte shkruar saktë emri i tij, data e lindjes dhe numri i sigurimit shëndetësor, por shpejt mësoi se kishte ndodhur një gabim. Një teknike medicinale e cila kishte dërguar letrën kërkoi falje në emër të spitalit në Norfolk.

Hilton tha se disa shokë i propozuan që të vishej si femër dhe të shkonte në spital për ta vënë në lojë personelin mjekësorë. Partnerja e Hiltonit, Debbie Brennan (49 vjeçe), tha se kurrë nuk e kishte parë atë kaq të shqetësuar kur mori letrën nga spitali, shkruan “Sky”. /Telegrafi/