Të dielën, një 70 vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit, i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë. Ndërkaq, vetëm dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Gruaja ka vdekur dy dite më parë, më 21 gusht, ka qenë 68 vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70 vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”, ka thënë ai, për klanks.
Latifi ka njoftuar se, viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30.
Ndërkaq coronavirusi shkaktuar një tragjedi shumë të rëndë edhe në familjen Ymeri nga Ferizaj.
Tre vëllezërit Ferat, Murat dhe Berat Ymeri kanë vdekur brenda një muaji, pasi nuk kanë arritur të shërohen pas infektimit nga coronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati që të ndjerit i kishte familjarë.
“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur. Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, ka shkruar Murati.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të dielën se dhjetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 111 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi.
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 448 mostrave.
Numri i përgjithshëm personave që kanë vdekur me coronavirus në Kosovë ka arritur në 467.
Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – e deri më 23 gusht, në Kosovë janë 12,448 janë infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 8,505 pacientë janë shëruar dhe 3,476 raste vazhdojnë të jenë aktive./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?