LAJMI I FUNDIT:

Burrat “shpenzojnë” 83 minuta për zbukurim, e gratë 73

Burrat “shpenzojnë” 83 minuta për zbukurim, e gratë 73

Derisa dikur burrave për tu zbukuruar u nevojiteshin vetëm disa minuta, vitet e fundit situata ka ndryshuar ndjeshëm. Në një hulumtim të kryer në Britaninë e Madhe mësohet se një burrë mesatarisht kalon 83 minuta në ditë për zbukurim – larje, rruarje, zgjedhjen e veshjeve, rregullimin e flokëve dhe vendosjen e kremrave, derisa femrat për zbukurim ndajnë vetëm 79 minuta në ditë.

“Dikur moti ka qenë në modë që burri të duket sikur nuk ka kaluar më shumë se disa minuta për tu rregulluar, megjithatë sot secili e vlerëson njeriun i cili kujdeset për pamjen e tij, i cili mban erë të mirë dhe që duket sikur ka kaluar një kohë të madhe për ta arritur atë look”, tha Simon Comins, drejtor i një parfumerie në Britani.

Në hulumtimin e kryer në 3.000 të anketuar, po ashtu mësohet se burrave u nevojiten 23 minuta për të bërë dush, ndërsa femrave një minutë më pak. Po ashtu femrat kanë nevojë për më pak kohë për depilim pasi ato mesatarisht kalojnë 14 minuta për këtë, ndërsa burrat për ta rruar mjekrën shpenzojnë 18 minuta. /Telegrafi/