Një tender i Ministrisë për së Drejtësisë për furnizim me ushqim si pemë, perime, miell, bukë dhe mish për Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk po mund të përfundojë i kompletuar. Ani pse për të procedurat kanë filluar që nga muaji maj. Burgjet e Kosovës do të mbesin pa mish dhe produkte të mishit pasi që pjesa e dytë e këtij tenderi është anuluar, për arsyeje se kompanisë fituese nuk iu verifikuan diplomat e kërkuara.
Në muajin korrik u shpallën fituesit e tenderit në vlerë prej 721 mijë e 623 eurosh. Me pemë dhe perime burgjet do t`i furnizoj kompania “Beni Dona Plast” nga Prishtina me çmimin prej 275 mijë e 788 euro. Derisa për dy pjesët tjera të këtij tenderi furnizim me mish dhe produkte të mishit dhe furnizim me miell dhe material për gatimin e bukës i fitoi konsorciumi “Hajdini Comerc” & “Kualiteti”.
Pika kontestuese e këtij tenderi është furnizimi me mish, pjesë e tenderi me një çmim prej 394 mijë e 600. Procedurat për nënshkrimin e kontratës u stopuan pas ankesës së kompanisë “Apetiti” nga Vushtrria, pjesëmarrëse në këtë tender të ministrisë së Drejtësisë. “Apetiti”, pretendonte se autoriteti kontraktues kishte bërë shkelje të ligjit të prokurimit pasi që kompanisë fituese “Hajdini Comerc” nuk i verifikoi diplomat e teknologut të ushqimit. Ankesën e saj kompania “Apetiti” e deponoi në Organin Shqyrtues të Prokurimit me datë 20 gusht.
Pas shqyrtimit të ankesës, gjykata e tenderëve i dha të drejtë asaj pasi që u vërtetua se Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk kishte verifikuar diplomat kontestuese. Kjo gjykatë doli me vendimin e saj me datën 17 shtator, raporton Gazeta Fjala.
“OSHP urdhëron Shërbimin korrektues të Kosovës të vërtetoj diplomën e teknologut të ushqimit për arsyeje se AK-ja nuk ka vepruar autenticitetin e diplomës së Teknologut të ushqimit”, shkruan në këtë vendim.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se eksperti shqyrtues pasi që e kanë shqyrtuar dosjen e tenderit ka vërtetuar se Shërbimi korrektues kishte kërkuar nga ofertuesit “diplomën e teknologut të ushqimit”. Mirëpo, në vazhdim të tij thuhet se operatori fitues pra “Hajdini Comerc” në dosjen e dorëzuar kishte ofruar një kimist ushqimor të diplomuar në universitetin e Tiranës dhe një Teknolog Ushqimor të diplomuar në universitetin Bujqësor të Tiranës.
“Paneli shqyrtues…konstaton se është e nevojshme verifikimi i diplomave të Kimistit dhe teknologut të Ushqimit me arsyetimin se këto diploma nuk janë as të nostrifikuara e as të noterizuara, por vetëm kopje”, shkruan në këtë vendim.
Në seancën kryesore të mbajtur këtë muaj paneli shqyrtues kishte konstatuar se autoriteti kontraktues nuk i ka respektuar dispozitat ligjore të ligjit të prokurimit. “Do të duhej të vërtetoj-verifikoj diplomën e teknologut”, thuhet në vendim.
OSHP fillimisht kishte kërkuar që ky tender të kthehej në rivlerësim gjatë muajit gusht, por edhe pas kësaj faze nuk është përmbyllur plotësisht.
Nuk është hera e parë që kompania “Hajdini Comerc” me bazë në Drenas ka problem në marrjen e kontratës nga Shërbimi Korrektues i Kosovës edhe pasi shpallet fituese.
Edhe në vitin 2012 pasi kishte fituar tenderin për të furnizuar me mish, ishte anuluar tenderi për shkak të problemeve teknike me dokumentacion. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lansohet rrjeti që mundëson luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Samiti i Sigurisë Adria 2024 hapet zyrtarisht në Sarajevë – ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand