LAJMI I FUNDIT:

Burg në vend të gjobave

Burg në vend të gjobave

Konflikti i interesit i një zyrtari të lartë publik sipas Kodit Penal të Kosovës është vepër penale. Ndërsa me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit është vetëm kundërvajtje. Agjencia Kundërkorrupsionit po pret qe tri vjet që Ligji për Konfliktin e Interesit të amendamentohet në Kuvendin e Kosovës dhe të harmonizohet me Kodin Penal të Kosovës në mënyrë që shkelësit e ligjit të penalizohen me burg e jo me gjobë.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik është dashur që të amendamentohet që në vitin 2013 dhe të harmonizohet me Kodin Penal të Kosovës, por nuk është amendamentuar akoma.

Deri më tani Kodi Penal i Kosovës ka paraparë dënime të ashpra me burg për zyrtarët që ndodhen në konflikt të interesit, por Ligji për Parandalim e Konfliktit të Interesit i ka selektuar vetëm si kundërvajtës duke u shqiptuar gjoba, shkruan “Zëri”.


Hasan Preteni, drejtor në AKK, shpreson se me harmonizimin e këtij ligji me Kodin Penal dënimet dhe sanksionimet e zyrtarëve të lartë publikë do të jenë shumë më të ashpra, si dhe do të definohet qartë nëse ata kanë të drejtë të marrin nga dy paga në institucione publike.

“Me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, të miratuar më 2012 dhe të hyrë në fuqi më 2013, në Nenin 424 është paraparë vepra penale ‘Konflikti i Interesit’, ndërsa në Ligjin bazë nr. 04/L-051 për  Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, çdo shkelje e detyrim në këtë ligj kur nuk ka paraqitur vepër penale paraqet kundërvajtje. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori