LAJMI I FUNDIT:

Burbuqe Berisha drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Burbuqe Berisha drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Regjisorja Burbuqe Berisha është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri.

Vendimi është zyrtarizuar sot dhe nëpërmjet telefonit Berisha i ka konfirmuar emisionit Express të KTV-së se ministri Beqiri i ka uruar asaj edhe zyrtarisht ngarkimin me detyrën e të parës së Teatrit Kombëtar.

Burbuqe Berisha ka marrë më së shumti pikë, 575 sosh, pas intervistës që i ka dhënë Këshillit drejtues të Teatrit. Ndërsa, konkurrentët e tjerë për këtë post ishin Besim Rexhaj, Armend Baloku dhe Xhavit Muçaj.

Berisha është regjisore kosovare. Ajo ka realizuar një numër të konsiderueshëm shfaqjesh teatrale, filma artistikë dhe televizivë. Puna e Burbuqe Berishës është vlerësuar edhe jashtë vendit nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare. /ktv/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori