LAJMI I FUNDIT:

Bullgarja bëhet nënë në moshën 62 vjeçare

Bullgarja bëhet nënë në moshën 62 vjeçare

Psikiatrja bullgare, Krasimira Dimitrova lindi për herë të parë në moshën 62 vjeçare, dhe atë binjakë pas shtatzënisë “in vitro”, duke thyer kështu rekord kombëtar, shkruajnë mediat bullgare.

Dimitrova lindi me prerje cezariane më 5 maj në Rusi dy vajza, Mary dhe Jacqueline, të cilat peshonin secila më pak se një kilogram.

Fillimisht ajo pritej të lindte tre fëmijë, por mjekët të cilët përcollën shtatzëninë e saj u detyruan ta heqin njërin prej embrioneve.

“Për mua nuk kishte kurrfarë pengese. Kam dashur shumë të kem fëmijët e mi”, tha ajo për mediat bullgare.


Indiania Omkari Panwar mban rekordin si nëna më e vjetër që ka lindur: Ajo në vitin 2008 lindi binjakë në moshën 70 vjeçare. /Telegrafi/