LAJMI I FUNDIT:

“Bukuroshja e fjetur” në Pejë, që pret të zgjohet nga turistët (Foto)

“Bukuroshja e fjetur” në Pejë, që pret të zgjohet nga turistët (Foto)

Kur temperaturat kalojnë mbi 20 gradë celsius, ka një vend në Radac të Pejës, ku është ftohtë dhe duhet të visheni më trash. Nën sipërfaqen e Alpeve shqiptare fshihet një botë magjike me skulptura, të krijuara nga vetë natyra. Ajo është shpella e “Bukuroshes së fjetur”.

Një rrjetë e tuneleve, kanaleve, galerive dhe sallave, të gdhendura për mrekulli, nga forcat natyrale të ujit përgjatë shekujve, e krejt afër saj buron lumi i Drinit të Bardhë, në formë ujëvare, që jep një pamje madhështore.

22222


Kjo shpellë është e gjatë prej 2100 metra dhe hulumtimet ende vazhdojnë në të. Pjesa e cila do të jetë e qasshme për turistët është ndriçuar dhe në të janë punuar edhe shtigjet e ecjes brenda shpellës.

Që nga prilli deri në muajin tetor, prej orës 10:00 deri në 17:00, është e hapur për vizitorët, ndërsa për muajt tjerë, vetëm me rezervime. Nëse pyesni për çmimin, me vetëm 1 euro mund të njiheni nga afër me lashtësinë.

33333

Arbërita Kollçaku, cicerone shpjegon se shpella është hapur për vizitorë vetëm dy muaj më parë.

Ajo tregon se stalaktitet dhe stalagmitet e shpellës kanë përbërje mermeri dhe guri gëlqeror, por që brenda saj ka shumë liqene, raporton lajmi.net.

Shpella e vjetër, mijëra vjet, është hulumtuar e tëra, por ende nuk është tërësisht e qasshme për vizitorët.

“Kjo shpellë është e dyta më e gjata në Kosovë. Është e hapur vetëm 300 metra për vizitorët dhe ka pesë liqene në të. Ekziston që nga koha e Neolitit”, thotë Kollçaku.

4444

Kjo shpellë që po shndërrohet në një atraksion turistik, me shtrimin e shtegut pranë burimit të Drinit, që lehtëson rrugën dhe e nxjerr në pah shpellën, dikur të mbuluar dhe të padukshme.

Shpella “Bukuroshja e fjetur” dhe shumë të tjera, janë ndër më atraktivet në Pejë, në mesin e shpellave: Gryka e madhe, Shpella e Mbretëreshës, ajo e Karamakazit, Demajve, Kallabës dhe Borës. Bazuar në gjurmët e gjetura në këto shpella, ato japin siguri në shfaqjen e njeriut të Paleolitit, ekzistimit në bazë të kushteve biologjike dhe ekonomike.

Rajoni i Pejës njihet për numrin e madh të shpellave, por edhe për speleologjia (hulumtimi i nëntokës dhe zbardhja e pasurive nëntokësore v.j) është shumë e zhvilluar.

Për vizitorët, hapja e shpellës “Bukuroshja e fjetur” është mundësuar me projektin e përbashkët të shoqatës së speleologëve “Aragonit” nga Peja dhe organizatës zvicerane “Swiss Contact”, e cila edhe e ka financuar këtë projekt të realizuar sipas standardeve evropiane.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori