LAJMI I FUNDIT:

Bujqit i “bashkohen” protestës së opozitës

Bujqit i “bashkohen” protestës së opozitës

Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë (FSBK), fton të gjithë bujqit e Kosovës që të dalin në protestën e datës 17 shkurt, në ora 14:00, kundër Qeverisë së Kosovës që ka nënshkruar marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Nga këto marrëveshje dëmtohen rëndë Republika e Kosovës, e sidomos bujqit, sepse humbasim mijëra hektarë tokë me Malin e Zi, e nëse instalohet “Zajednica” humbasim dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore, livadhe, kullosa, pyje, e të ngjashme. Liqeni i Ujmanit, që shfrytëzohet shumë edhe për ujitje, nuk do të menaxhohej më nga Kosova, por nga ‘Zajednica’”, thekson komunikata e FSBK-së që drejtohet nga Tahir Tahiri ish-kandidat për deputet i Vetëvendosjes.

Këta qeveritarë, tash e sa vite, kanë shkelur bujqit dhe qytetarët tjerë të Kosovës. Këta janë të papërmirësueshëm, andaj duhet të largohen nga pushteti. Nuk krijuan kushte për zhvillimin e bujqësisë, dhe nuk i siguruan treg prodhimit vendor. Me këta në pushtet, nuk kemi mirëqenie as tash, e nuk do të ketë mirëqenie as për brezat e ardhshëm.


Prandaj, edhe njëherë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, sidomos bujqve, që të dalin pasivisht në protestën e 17 shkurtit, që të kontribuojmë kështu për një të ardhme më të mirë për popullin dhe Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori