LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Me solidaritet dhe mbështetje do t’ia dalim më fuqishëm nga kjo krizë

Bujar Osmani: Me solidaritet dhe mbështetje do t’ia dalim më fuqishëm nga kjo krizë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për shpërndarjen e ndihmës së huaj në vend, sot mbajti mbledhje nëpërmjet video konferencës me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në vend, në drejtim të paraqitjes së nevojave, rishikimit të mundësive dhe koordinimit të përshtatshëm të donacioneve dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për ballafaqimin me sfidat e COVID-19 .

“Më lejoni në fillim, në emër të Qeverisë, besoj se edhe në emër të qytetarëve të vendit, t’ju falënderohem për mbështetjen e deritanishme dhe ndihmës në menaxhimin me sfidat e pandemisë, si në kuadër të institucioneve të BE-së, ashtu edhe për mbështetjen bilaterale e cila çdo ditë arrin. Kyçja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Fondin Solidar Evropian, në Marrëveshjen për prokurim të përbashkët të mjeteve medicinale, në mbrojtjen civile të BE-së etj., paraqet tregues të mirë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe mbështetje të drejtpërdrejtë bilateral që në vepër demonstron solidaritetin evropian, që do të na ndihmojë nga kjo krizë të dalim ende më të fuqishëm”- theksoi Osmani në fillim të mbledhjes.

Në vazhdim, Osmani para ambasadorëve i prezantoi aktivitet e Qeverisë edhe të trupave tjerë për koordinim me aktivitetet për ballafaqimin me krizën, në veçanti në rolin e SÇE-së si institucion përgjegjës për koordinim me ndihmën e huaj në vend në përgjithësi, duke e kyçur edhe mbështetjen me sfidat nga pandemia./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori