LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Ndihma e Polonisë në një linjë me fazën e dytë të lehtësimit të masave

Bujar Osmani: Ndihma e Polonisë në një linjë me fazën e dytë të lehtësimit të masave

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj në vend, në prezencë të Ambasadorit të Republikës së Polonisë SH.T. Wojciech Tyciński sot në Kazermën ” Ilinden” pranoi donacionin që Republika e Polonisë e ka siguruar për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër COVID 19.

“Bëhet fjalë për mjete mbrojtëse dhe dezinfektues , më saktë mbi 100 mijë maska mbrojtëse dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues. Mirëpo, nuk bëhet fjalë vetëm për donacionin, por edhe për transportin në kushte dhe sfida specifike, që e gjitha është organizuar nga ana e Shërbimit Shtetëror Zjarrfikës të Polonisë, që të mund këto prodhime të arrijnë këtu në Shkup”, – theksoi Osmani, më pas duke shprehur falënderim deri tek Ambasadori Wojciech, tek Qeveria e Polonisë, deri tek Shërbimi i Zjarrfikësve, por edhe tek qytetarët polak për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në kohë krize, me çka vetëm konfirmohet mbështetja të cilën Republika e Polonisë në vazhdimësi ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Hyjmë në fazën e dytë dhe të tretë të strategjisë së Qeverisë për luftën kundër COVID-19, e cila paraqet lirimin e lëvizjes së qytetarëve, mirëpo me aplikim më të rreptë të rekomandimeve mes të cilave më e rëndësishmja është mbajtja e maskave dhe dezinfektimit të shpeshtë, si të duarve ashtu edhe të sipërfaqe. Me vetë atë se ndihma polake përbëhet prej maskave dhe dezinfektuesve, është ndihmë e arrirë në kohë të duhur dhe për qëllimin e duhur, duke pas parasysh se në kohën që vijon do të kemi nevojë për këto mjete në sasi të mëdha”- shtoi Osmani, me ç’rast potencoi se ndihma e sotme nga Polonia nuk paraqet rastësi, por vazhdimësi e marrëdhënieve të mira reciproke, sepse Polonia siguroi mbështetje për vendin përmes Kryqit të Kuq edhe gjatë krizës së vërshimeve në vitin 2016.


Donacioni i sotëm nga Republika e Polonisë është pjesë e karvanit të ndihmës humanitare të cilën Polonia e siguroi për të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për menaxhim më të lehtë me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori