LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë

Bujar Osmani: NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mori pjesë në video-konferencën e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s.

“NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë, gjë për të cilën është veçanërisht i rëndësishëm adaptimi i Aleancës ndaj kërcënimeve të reja në mënyrën që do ta forconte kohezionin politik, ndërsa demonstrimi i unitetit dhe solidaritet është e një rëndësie vitale për t’u ballafaquar me sfidat që rezultojnë nga ndryshimet globale të sigurisë” theksoi Osmani.

Siç njoftojnë nga MPJ, në paraqitjen e tij, ministri Osmani iu kthye edhe nevojës për përforcim të bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në drejtim të ndërtimit të një rajoni të Ballkanit Perëndimor rezistent ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe ndikimeve të jashtme, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të garantimit të karakterit të pakthyeshëm të proceseve evropiane dhe euro-atlantike. “Perspektiva e qartë evropiane dhe euro-atlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë motor shtytës i vazhdueshëm për të ardhmen e rajonit.


Temë kryesore në takimin ministror ishte agjenda NATO 2030, përkatësisht rrumbullakimi i negociatave në lidhje me zgjidhjet që duhet të miratohen në Samitin vijues për adaptimin e ardhshëm të Aleancës ndaj rrethimit të ri strategjik, me mesazhin se Aleanca është e bashkuar në dritën e sfidave që sot janë në rritje e sipër dhe të rivalitetit gjeopolitik dhe se mbrojtja kolektive mbetet prioritet kryesor.

Përndryshe, takimi ministror i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s u mbajt në prag të Samitit të NATO-s i caktuar për më 14 qershor në Bruksel, e që paraqet pjesëmarrjen tonë të parë në takimin e liderëve të Aleancës në cilësinë e anëtares së plotë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori