LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Nëse nuk tërhiqem, do të bëhesha pengesë për të rritjen e të tjerëve

Buffon: Nëse nuk tërhiqem, do të bëhesha pengesë për të rritjen e të tjerëve

Gianluiggi Buffon ka folur rreth të ardhmes në karrierën futbollistike.

Futbollisti ka folur për revistën gjermane “Der Spiegel” teksa ka pohuar se nëse vazhdon të mbetet te skuadra e Juventusit, kjo do të thotë se do të bëhet pengesë për të rritjen e të tjerëve.

“Kam shumë mundësi që të tërhiqem. Jam pothuajse 40 vjeç, ndiej detyrimin për t’i dhënë hapësira të tjerëve”, ka shpjeguar ai në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”.


Buffon ka fituar kampionatin botëror në vitin 2006 me Italinë

Më pas, numri një i Juventus, ka pranuar me sinqeritet “E di shumë mirë se, nëse nuk tërhiqem, do të mund të bëhesha një pengesë për të rritjen e të tjerëve. Dhe nuk e dua një gjë të tillë”.

“Jam gjithsesi në dispozicion të Juventus-it dhe Italisë, ndihem si një ushtar në shërbim të skuadrës sime dhe vendit tim. Nëse do t’i duhet një portier unë do të isha gati, gjithmonë dhe gjithsesi. Edhe në moshën 80 vjeç”, ka thënë Buffon.

Italiani gjatë karrierës së vetë ka fituar shumë trofe me Juven dhe kombëtaren italiane.

Vlen të theksohet se i vetmi trofe me klube që nuk e ka fituar është Liga e Kampionëve pasi që Ligën e Evropës, atëbotë UEFA Cup e ka fituar me Parmën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori