LAJMI I FUNDIT:

“Bruno më deshi tek Man United”, ylli i Interit thotë se portugezi flet me të çdo ditë

“Bruno më deshi tek Man United”, ylli i Interit thotë se portugezi flet me të çdo ditë

Reprezentuesi polak Piotr Zielinski ka zbuluar se Bruno Fernandes u mundua që ta bind atë të transferohet tek Manchester United.

Mesfushori i cili ndau dhomën e zhveshjes me Fernandes tek Udinese, ka thënë se ai është ende në kontakte me kapitenin e Unitedit dhe se portugezi u mundua ta bind atë të transferohet në ‘Old Trafford’.

Zielinski eventualisht u transferua tek kampioni në fuqi i Serie A, Inter këtë verë pasi kaloi tetë sezone me Napolin.


30-vjeçari ka pretenduar se Liverpooli i dërgoi një avion privat në përpjekje për ta bindur t’i bashkohet atyre, ndërsa Arsenali, West Hami dhe Barcelona po ashtu po e kërkonin atë.

“Një kohë, Bruno Fernandes deshi që unë të transferohesha në Mançester. Ne jemi ende në kontakt, flasim shumë shpesh, ne luajtëm së bashku tek Udinese dhe tek një prej ndeshjeve ne e mposhtëm së bashku Milanin”.

“Sa për West Hamin, ishte shumë afër, De Laurentiis ishte po ashtu gati i bindur nga oferta pasi ata ofruan 35 milionë euro”, ka thënë Zielinski.

“Ata tashmë po kërkonin për ndihmë mjekësore për gruan time dhe fëmijën, vendin se ku do të jetoja”.

“Trajneri Spalletti një herë më mori afër dhe më pyeti se çfarë po ndodhë dhe unë i thashë se do të doja të qëndroja dhe të luftoja për kampionatin”.

“Ai më tha se dua që ti të qëndrosh dhe se do të isha versioni më i mirë i Zielinskit. Unë qëndrova sepse nuk e ndjeva Londrën po ashtu”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori