LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq fton Zaevin për vizitë në Beograd

Brnabiq fton Zaevin për vizitë në Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në Durrës tha se ka bërë ftesë deri te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për ta vizituar Serbinë në nëntor të këtij viti. “Atë vizitë do ta përdorim për të caktuar seancë të përbashkët të Qeverive të shtetev tona”, tha Brnabiq.

Në pyetjen e gazetarëve se a është biseduar me kryeministrin Zaev premtimi për neutralitet sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, Brnabiq tha se kanë biseduar për atë temë dhe se janë në vijë të njejtë dhe se miqësia me Serbinë është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/