LAJMI I FUNDIT:

Britaniku luan futboll që 63 vjet, tash është 75 vjeç

Britaniku luan futboll që 63 vjet, tash është 75 vjeç

Dickie Borthwick (75 vjeç) është futbollisti më i vjetër në Britani i cili luan rregullisht. Ai vrapon pas topit në 63 vitet e fundit, ndërsa filloi të luaj më 1947. Të dielën më 14 nëntor ai festoi ditëlindjen e 75-të.

“Herën e parë kur u pranova në punë e sigurova punën vetëm pse luaja futboll. Në intervistë për punë më pyetën se a luaja futboll. I thash po dhe menjëherë më pranuan”, kujton Dickie.
Thotë se i pëlqen të vrapojë për 90 minuta sa herë që i jepet rasti. Edhe pse me vite ka humbur shpejtësinë, thotë se mendjen e ka ende të kthjellët.

“Kam ndërmend të luaj derisa të më dëgjojnë këmbët. Vetëm një herë në jetë jam lënduar”, thotë Dickie.

Gjatë jetës ka shënuar më shumë se 400 gola dhe ka luajtur për 11 klube të ndryshme. Ai është tifoz i grupit të tij lokal Weymouth në të cilin punon kohë pas kohe. Menaxheri i klubit thotë se Dickie shpesh i bashkohet ekipit të tij në stërvitje. /Telegrafi/