LAJMI I FUNDIT:

Britanikja kosovare

Britanikja kosovare

Po bëhen 9 vjet dhe asaj për asnjë ditë nuk iu është mërzitur Kosova. Po afrohet një dekadë dhe ajo vazhdon të jetë njëra nga qytetaret më aktive të vendit. Nuk është shqiptare, as serbe, as rome, as ashkali, as boshnjake, turke apo kroate. Ajo është një grua e mirë britanike.

E flet gjuhën shqipe sikur të ishte lindur në qendër të Prishtinës. Ka ardhur për 6 muaj dhe ka qëndruar këtu për plot 9 vjet. “Kam ardhur me burrin sepse ai ka pas punë, por kur je këtu frymëzohesh prej njerëzve dhe vullnetit dhe vazhdova të qëndroi këtu”, tregon britanikja Elizabeth Gowing.

Me ardhjen e saj në Kosovë ajo gjeti veten në promovimin e kulturës së Kosovës duke u shndërruar në një vullnetare e Muzeut Etnologjik në promovimin e traditës dhe kulturës kosovare. Ajo pastaj vazhdoi në promovimin e kullave shqiptare si në Drenoc për t’i shndërruar ato në pika turistike. “Shpesh kosovarët por edhe të huajt vinë me pa urën në Mitrovicë, mirëpo ajo nuk është pjesa më e mirë e Kosovës. Ata mendoj se Kosova është interesante si lufta dhe politika, mirëpo nuk e kuptojnë se në Kosovë ka manastire të bukur serbë, ka xhami shumë të vjetra, ka kulla, qyteza si Janjeva apo edhe punë dore”, tregon Gowing. Gowing ka një OJQ e quajtur “The Ideas Partership” dhe gjithçka sillet rreth saj. Me profesion është mësuese, ndërsa para 5 vjetësh u takua me një vajzë 9 vjeçare e cila i tregoi se nuk shkon në shkollë. Arsyeja ishte se shkolla nuk i pranon sepse nuk është regjistruar në moshën kur kërkohej pwr t’u regjistruar. Por Gowing nuk u dorëzua, filloi ta mësojë këtë fëmijë e tashmë i mëson edhe 120 të tjerë të ndarë në tre ndërrime. Nga programet e arsimit në Fushë Kosovë ajo u bart në Obiliq e pastaj në Janjevë.
1546173_10152907230526220_398171912894940704_n
Ajo tashmë ka nisur një projekt të radhës, të punësimit dhe angazhimit të femra. Projekti nisi në Istog e pastaj në Janjevë me një qëllim krejt të veçantë. “Kemi hap një biznes për punësimin e grave me kusht që fëmijët e tyre duhet të shkojnë në shkollë. Ideja ka qenë zëvendësimi të ardhurave nga lëmosha apo prej mbledhjes së kanaqeve apo mbeturinave, që më mirë nëna të jetë punë që fëmijët të shkojnë në shkollë”, tregon ajo. Femrave nga Istogu iu janë siguruar makinat e qepjes, pastaj ato marrin donacione të materialeve apo të veshmbathjeve duke i qepur ato në çanta të vogla. Po ashtu, ato bëjnë edhe krijime të ndryshme të çantave nga plastika apo bizhuteri nga letra në mënyrë që ajo të mos të hidhet. Ato krijojnë edhe qese aromatike apo lëvanda që vendosen në dollape të teshave në mënyrë që të largohen insektet e ndryshme.


“Lavanda është bio, është nga Shqipëria dhe janë gratë shqiptare nga Janjeva që i qepin dhe i shesin për 1.5 euro” , tregon Elizabeth.

Ajo e konsideron këtë projekt si të suksesshëm por edhe më shumë sfida duke i larguar femrat paksa nga shtëpia, por në të njëjtën kohë duke u shoqëruar me një botë tjetër, atë të jashtmen si dhe shoqërimin me gra të tjera. Në pyetjen se sa do të shohim në Kosovë, Elizabeth ka një përgjigje e ajo është “Përgjithmonë ndoshta. Ka shumë për tu bërë, është një varfëri, një varfëri e pa arsyeshme për mua e që mund të zgjidhet shumë lehtë. Kur e sheh kështu nuk duhet me u dorëzu”, shprehet Elizabeth me një optimizëm të lartë./Revista Ekonomia/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori