LAJMI I FUNDIT:

Britanikja ka frikë të bëjë dashuri në ambiente të mbyllura

Britanikja ka frikë të bëjë dashuri në ambiente të mbyllura

Danielle Vincely vuan nga një fobi bizare seksuale, e cila ia pamundëson asaj marrëdhënien seksuale me partnerin në ambiente të mbyllura.

Vincley thotë se klaustrofobia seksuale ia ka shkatërruar jetën private, pasi që partneri i saj shpejt “lodhet” prej aventurave seksuale nëpër plazhe dhe parkingje.

“Djemve fillimisht kjo ide ju pëlqen. Mendojnë se është e veçantë të bësh dashuri në qiell të hapur, në male, në plazhe, ose në ulëset e parkut. Por pas një kohe kjo iu bëhet bajat, sidomos kur është koha e keqe dhe më pas, kryesisht largohen prej meje”, tha 24 vjeçarja Vincley për gazetën “The News of the World”.

Vincley vuan nga frika prej seksit në ambiente të mbyllura prej moshës 18 vjeçare, saktë prej marrëdhënies së parë seksuale. /Telegrafi/