LAJMI I FUNDIT:

Britania në recension

Britania në recension

Britania do të përballet me një recesion njëvjeçar, nëse del prej Bashkimit Europian, tregon një parashikim i Departamentit të Thesarit. Vlerësimi i thesarit mbi impaktin në terma afat-shkurtër ofron dy mundësi.

Nën skenarin “goditje” apo “shock”, Produkti i Brendshëm Bruto në 2018-ën do të jetë 3.6% më i ulët se parashikimi aktual që qëndron për 4.3% rritje. Më tej, inflacioni do të rritet ndjeshëm dhe çmimet e shtëpive do të bien. Nën skenarin “severe shock”, Produkti i Brendshëm Bruto do të jetë 6% më i ulët dhe çmimet e shtëpive do të bien me 10% nga niveli aktual.


“Me vetëm një muaj kohë përpara referendumit populli britanik duhet ti bëjë vetes këtë pyetje: E dëshiron Britania këtë recesion të vetëshkaktuar (DIY)?”, deklaron ministri britanik i Financave George Osborne. Sipas David Cameron, referendumi është më i rëndësishëm se sa një proces zgjedhor i përgjithshëm.

“Nëse nuk ju pëlqen qeveria, mund ta ndërroni atë pas 5 vitesh. Por nëse vendosni të dilni nga tregu i përbashkët, do të ishte e pamundur për t’u kthyer”, thotë Cameron. Analiza e Thesarit tregon se paundi do të bjerë me 12% pas një votimi për dalje.

“Sipas analizës, 500 mijë vende punë do të humbasin. Çmimet do të rriten, punësimi do të bjerë dhe ekonomia do të ndikohet”, tha David Cameron në përpjekje për të bindur britanikët.

Ish-krerët e kompanive të shitjeve me pakicë si Tesco, Sainsbury’s dhe Marks & Spencer, deklaruan gjithashtu se Brexit do të shkaktonte një rritje të çmimeve dhe humbje të vendeve të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori