LAJMI I FUNDIT:

Britania me suficit buxhetor

Britania me suficit buxhetor

Britania e Madhe ka regjistruar suficitin e parë buxhetor mujor që prej vitit 2012, falë taksës mbi të ardhurat dhe atë mbi pronat që kanë prekur nivele rekord gjatë dy muajve të fundit.

Të ardhurat qeveritare kanë tejkaluar kështu shpenzimet me rreth 1.3 miliardë sterlina. Një vit më parë gjatë së njëjtës periudhë, buxheti britanik gjendej në një situatë deficitare prej rreth 100 milionë sterlina. Të ardhurat qeveritare janë rritur kështu me 3.9% ndërkohë shpenzimet janë regjistruar në një rritje prej 3.4%. Financat publike kanë marrë një shtysë vendimtare gjatë muajit Korrik.

Gjatë katër muajve të para të vitit, deficiti është tkurrur me 23%, në 24 miliardë sterlina, duke e vënë ministrin e financave, Geroge Osborne, në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin vjetor prej 69.5 miliardë sterlina. Menjëherë pas publikimit të të dhënave, Paundi britanik u rrit ndjeshëm kundrejt Dollarit amerikan, me rreth 0.2%. Fitimet e qeverisë nga taksa mbi të ardhurat janë rritur me 5.3% gjatë muajit Korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Kjo e dhënë rezulton të jetë më e larta historike, të paktën duke filluar që prej vitit 1997, kur filloi edhe matja e këtyre të dhënave. Edhe taksa koorporative është rritur me 5.2%, për të prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2013.

Situata sufiçitare e buxhetit, vjen vetëm dy muaj pasi ministri Osborne njoftoi fushatën e tij për të ulur shpenzimet në mënyrë që qeveritë e ardhshme britanike të kenë mjaftueshëm para në dispozicion për të përballuar çdo lloj krize të mundshme. Këto të dhëna i japin të drejtë politikës së tij. Britania e Madhe nuk njeh një situatë sufiçitare buxhetore që prej vitit fiskal 2000-2001. /Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori