LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy viteve rusët do të posedojnë raketën të cilën askush nuk do të mund ta shkatërrojë?

Brenda dy viteve rusët do të posedojnë raketën të cilën askush nuk do të mund ta shkatërrojë?

Raketa “Cirkon” është në fazën e testimit dhe pritet të futet në përdorim nga Ushtria ruse deri në vitin 2018.

Testimi i raketës “Cirkon” ka filluar disa muaj më parë, raportojnë mediat ruse, duke pranuar se ky testim do të zgjasë deri në vitin 2017, derisa prodhimi serik do të fillojë më 2018, transmeton Telegrafi.

Zhvillimi i teknologjisë së kësaj rakete ka filluar në vitin 2011, ndërsa ajo kur të futet në përdorim pritet të jetë shtylla kryesore e flotës ruse.


Ekspertët besojnë se raketa do të fluturojë me shpejtësi gjashtë herë më të madhe sesa ajo e zërit dhe do të jetë tejet e vështirë për t’u shkatërruar. Sipas ekspertëve, aktualisht nuk ekziston ndonjë lloj i armës që do të mund të shkatërronte një raketë tillë. Rrezja e veprimit të saj do të duhej të ishte më e madhe se 100 kilometra, kurse deri tek caku mund të arrij për vetëm 12 minuta.

Një raketë të ngjashme me shpejtësi supersonike janë duke e prodhuar edhe amerikanët, por ajo është planifikuar të jetë funksionale në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori