LAJMI I FUNDIT:

Brenda dhomës së torturimit, aty ku rusët i varrosën për së gjalli civilët ukrainas – ua merrnin protezat e dhëmbëve të arit

Brenda dhomës së torturimit, aty ku rusët i varrosën për së gjalli civilët ukrainas – ua merrnin protezat e dhëmbëve të arit

Policia ukrainase ka njoftuar se ushtria e këtij vendi pas çlirimit të fshatit Piski-Radkivski në rajonin e Kharkivit, ka gjetur dhomën në një bodrum të një shtëpie private ku rusët kanë torturuar ushtarët dhe civilët ukrainas.

Detaje për këtë janë gjetur brenda dhomës dhe fotografitë nga ajo i publikoi Sergei Bolvinov, një prej zyrtarëve të lartë të policisë në rajonin e lartcekur, transmeton Telegrafi.

“Fqinjët vazhdimisht kanë dëgjuar britma. Hetuesit në fshat gjetën dhomën për torturim. Pas çlirimit të rajonit, policia ka pranuar informacione për bashkëpunëtorë, krimet e ushtrisë ruse si dhe dëshmitë e banorëve lokalë. Pas çlirimit të fshatit Piski-Radviski, banorët i janë drejtuar policisë, ku raportua se ushtria ruse në bodrumin e një shtëpie ka mbajtur të burgosur – banorë lokalë, ushtarët ukrainas”, thuhet në kumtesën e policisë ukrainase.


Policia ukrainase është e informuar edhe për varrimin për së gjalli të njerëzve dhe përdorimin e maskave të gazit – pra helmimin e civilëve.

Në dhomën e torturimit janë gjetur lodra seksi, kuti me proteza të dhëmbëve të arit, tela gjembor dhe letra e intervista nga disa burra që kishin qenë atje.

Policia i di emrat e ushtarëve ukrainas që rusët i kanë keqtrajtuar. Hetuesit dhe gjykata po punon në konfirmimin e të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë “qendër” torturimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori