LAJMI I FUNDIT:

Brenda ambienteve të shtëpisë luksoze të Dua Lipës në Londër, e cila vlen mbi tetë milionë euro

Brenda ambienteve të shtëpisë luksoze të Dua Lipës në Londër, e cila vlen mbi tetë milionë euro
Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në mbarë botën dhe ka një shtëpi mahnitëse në vlerë prej shtatë milionë funtesh (8.3 milionë euro) që i përshtatet statusit të saj prej super ylli.

26-vjeçarja fitoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B” në Brit Awards 2022 pak ditë më parë, por nuk ishte prezentë për ta tërhequr trofeun fizikisht, shkruan The Sun.

Shtëpia e saj e mrekullueshme trekatëshe në Londrën Perëndimore ka shumë karakter, por Dua po kërkon ta përmirësojë atë me një propozim të madh rinovimi.


Kuzhina në shtëpinë e Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)

DailyMail raportoi se Dua ka paraqitur në komunë plane për të shtuar një pishinë në bodrumin e shtëpisë të kompletuar me një zonë relaksuese për qetësi.

Dua Lipa fiton çmimin "Artistja më e mirë Pop/R&B" në Brit Awards 2022
Lexo po ashtu Dua Lipa fiton çmimin "Artistja më e mirë Pop/R&B" në Brit Awards 2022

Ajo dëshiron të riparojë plotësisht planimetrinë ekzistuese të dyshemesë dhe të zëvendësojë shtrirjen aktuale me një të re, me një dhomë familjare dhe çati kopshti.

Banja në shtëpinë e Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Kopshti aktual tradicional anglez është gjithashtu në gjendjen ekzistuese të shtëpisë, ndërsa ajo kërkon që të heqë largojë një shelg dhe panje dekorative, për t’i hapur rrugë një peizazh më të madh.

Planet tregojnë se ajo dëshiron një lëndinë të re, një numër tarracash, një kopsht në ballkon dhe oborr.

Kopshti në shtëpinë e Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Këshilli vendor ka shqetësime në lidhje me punimet e propozuara, pasi ka shkruar: “Oficerët do t’i rezistonin me forcë prishjes së zgjerimit ekzistues të pasmë pasi kontribuon pozitivisht në karakterin dhe pamjen e banesës pritëse për shkak të dizajnit të saj të konsideruar me kujdes dhe përdorimit të materialeve”.

Dua nis turneun pas dy vitesh shtyrje, shfaq këmbët e tonifikuara gjatë mbërritjes në arenën e koncertit
Lexo po ashtu Dua nis turneun pas dy vitesh shtyrje, shfaq këmbët e tonifikuara gjatë mbërritjes në arenën e koncertit

Ndërsa fqinjët konservatorë kanë kundërshtuar planet e kopshtit.

Herë pas here, Dua iu tregon fansave një vështrim të brendësisë së shtëpisë së saj luksoze, me publikimin e fotografive të ndryshme në Instagram.

Oborri në shtëpinë e Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Kuzhina dhe banjo e shtëpisë mburren me sipërfaqe mermeri, ndërsa dyert dhe dritaret e mëdha prej xhami sigurojnë që ajo të jetë gjithmonë e freskët verës.

Fasada ka tulla që iu përshtaten fasadave të shtëpive të tjera përreth.

Lipa duket se ka në shtëpinë e saj milionëshe një dhomë të dedikuar për veshjet e saj skenike dhe shumëngjyrëshe. /Telegrafi/

Garderoberi në dhomën e Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Magazina
Kalo në kategori