LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022
Dua Lipa në Brit Awards 2019 (Foto: Getty Images)

Sonte (e martë) po mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.

Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për të arriturat vjetore në muzikë.


E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte.

Nis Brit Awards 2022: Yjet e muzikës shkëlqejnë me dukjen e tyre në tapetin e kuq
Lexo po ashtu Nis Brit Awards 2022: Yjet e muzikës shkëlqejnë me dukjen e tyre në tapetin e kuq

Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

Adele arrin e veshur plot elegancë në tapetin e kuq të Brit Awards 2022
Lexo po ashtu Adele arrin e veshur plot elegancë në tapetin e kuq të Brit Awards 2022

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.

Lipa nuk mundi të ishte prezente në Mbretërinë e Bashkuar për eventin, pasi ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori