int(1) BQK pranon se rritja ekonomike ishte 0.9% - Telegrafi - Telegrafi BQK pranon se rritja ekonomike ishte 0.9% - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

BQK pranon se rritja ekonomike ishte 0.9%

BQK pranon se  rritja ekonomike ishte 0.9%

Banka Qendrore të Kosovës (BQK), në raportin e fundit ka vlerësuar se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2014, shënoi rritje reale prej 0.9 për qind. Ky vlerësim bazohet në rritjen e investimeve prej 1.5 për qind dhe konsumit prej vetëm 1.4 për qind, ndërkohë që eksportet e thelluan deficitin tregtar për 3.2 për qind.

Komponentë kryesore në kuadër të PBB-së mbetet konsumi, me pjesëmarrje prej 104.5 për qind, investimet me 27.8 për qind dhe neto eksporti me -32.3 për qind. Në përgjithësi, viti 2014 është karakterizuar me rritje të konsiderueshme të remitencave 11.8 për qind dhe arritën vlerën prej 693.7 milionë euro.

Sipas BQK-së, është shënuar rënie e konsiderueshme e investimeve publike 22.3 për qind, ndërkohë që edhe investimet e huaja direkte pothuajse u përgjysmuan në vitin 2014, krahasuar me vitin 2013. Sipas vlerësimeve të BQK-së, bilanci i investimeve të huaja u karakterizua me përkeqësim në vitin 2014, përcaktuar kryesisht nga rënia e IHD-ve në vend, të cilat u zvogëluan në 151.3 milionë euro nga 280.2 milionë euro sa ishin në vitin 2013. Llogaria financiare në vitin 2014 regjistroi bilanc negativ prej 145.1 milionë euro, krahasuar me bilancin negativ prej 132.2 milionë euro në vitin 2013.


Sa i përket vitit 2015, pritet që ekonomia e Kosovës të përshpejtojë ritmin e rritjes. Kjo rritje, sipas BQK-së, pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e PBB-së. Konsumi, si komponentë kryesore e kërkesës së brendshme, pritet që edhe gjatë vitit 2015 të ketë kontributin kryesor në rritjen ekonomike. Investimet për dallim nga viti i kaluar, pritet të karakterizohen me rritje të konsiderueshme të investimeve publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori