Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza ka pritur në një takim Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Guvernatori ka falënderuar Sejko për vizitën dhe fillimisht u ndal për njëshpjegim të detajuar për zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare, industrinë e sigurimeve dhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.
Sipas të dhënave dhe treguesve të zhvillimeve aktuale kemi të bëjmë me një sistem të shëndoshë dhe likuid, ka zhvillime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët, u shpreh Guvernatori Hamza.
Gjatë bashkëbisedimit të dy guvernatorët kanë shkëmbyer informacione lidhur me zhvillimet në përgjithësi, si dhe për sfidat në të cilat po kalojnë sektorët financiarë të të dyja vendeve.
Guvernatori Hamza, ka falënderuar Sejko për kontributin e deritashëm të Bankës së Shqipërisë dhënë BQK-së dhe njëherësh potencoi vullnetin e BQK-së për të avancuar mëtutje frymën e bashkëpunimit konform marrëveshjeve të mëhershme të arritura mes dy institucioneve tona duke thelluar frymën e bashkëpunimit në zhvillimin profesional të punonjësve të të dyja institucioneve me fokus të veçantë në fushën e analizave dhe modelimit makroekonomik, integrimit evropian, planifikimit strategjik, stabilitetit financiar, sistemit të pagesave dhe edukimin financiar.
Nga të dy bashkëbiseduesit me këtë rast u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, ku BQK-së përmes Guvernatorit Sejko nga ana e Bankës së Shqipërisë i është ofruar thellimi i bashkëpunimit në fushat e ndryshme, që përkojnë me zhvillimet nëfrymën e praktikave më bashkëkohore. Poashtu Guvernatori Hamza ka shfaqur gatishmërinë e BQK-së, që gjithnjë konform frymës së shkëlqyer të bashkëpunimit të ofrojë ndihmën e saj për fushat e ndryshme, që BSH-ja i konsideron si të rëndësishme në marrjen e përvojave.
Gjatë këtij takimi Sejko ka falënderuar Guvernatorin Hamza dhe BQK-në dhe ka premtuar se takimet e institucioneve tona, si dhe bashkëpunimi profesional me BQK-në do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe do të jetë efikas duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton për mbështetje të mëtejmë dhe për bashkëpunim të ngushtë me BQK-në, në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes të përbashkët.
Guvernatori Sejko i shoqëruar nga Guvernatori Hamza bën një vizitë homazh në Memorialin e familjes Jashari, si dhe vizituan qytetin e Prizrenit. Kjo ishte vizita e parë në Kosovë e Guvernatorit Sejko që nga marrja e postit të Guvernatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp