Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) nuk ishte i informuar saktë për depozitat qindramilionëshe në bankat e huaja. Raportet ditore që i përpiloheshin nga vartësit e tij sipas auditimit të brendshëm të këtij institucioni ishin jokorrekte.
Nga auditimi i këtyre raporteve është konstatuar se të dhënat që i dërgohen kreut të Bankës Qendrore janë të pasakta. “Informim jo i saktë dhe jokorrekt i guvernatorit nëpërmjet Raportit Intern për Investime të Jashtme”, theksohet në të gjeturat e këtij raporti që i referohet vitit të kaluar, shkruan Koha Ditore.
Raporti i auditimit të brendshëm të cilin e ka siguruar gazeta përshkruan edhe parregullsitë tjera në procesin e investimeve jashtë vendit të qindra miliona eurove nga Banka Qendrore.
Zyrtarët e Bankës Qendrore procesin e investimeve jashtë vendit të qindra miliona eurove e cilësojnë si të rregullt dhe konform rregullave të hartuara nga ky institucion. “Të gjitha investimet e Bankës Qendrore të Kosovës, realizohen duke u bazuar në Ligjin e BQK-së dhe në Politikën e investimit të mjeteve të BQK-së. Çdo investim konfirmohet në mënyrë adekuate dhe zyrtare në të njëjtën ditë nga të gjitha palët kontraktuese”, ka thënë Besnik Kada, zëdhënës në BQK.
Investimet e mjeteve sipas tij evidentohen në baza ditore dhe ruhen në bazën e të dhënave në kuadër të aplikacionit kryesor kontabël të Bankës Qendrore. Zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dhënë përgjigje për sa i përket gjetjes së auditorëve që ka të bëjë me informim jo të saktë të guvernatorit të Bankës Qendrore.
Në bankat e huaja, Banka Qendrore sipas raportit financiar për vitin e kaluar i ka të depozituara mbi 800 milionë euro.
“Depozitat e vendosura me bankat e huaja janë të përcaktuara në euro dhe fitojnë interes me normë efektive që sillet nga 0.10% deri në 1.20%”, thuhet në këtë raport.
Nga interesi i përllogaritur për depozita është përfituar një shumë prej 619 mijë eurosh. Nga ky interes, 132 mijë euro janë përfituar nga mbajtja e 150 milionë eurove në ING Bank, ndërsa 14 mijë euro janë përfituar nga depozitimi i 144 milionë eurove në “Banque de Francue”. Nga depozitimi i 110 milionë eurove në Banque De Luxembourg janë përfituar 19 mijë euro. Në “Raiffeisen Zentralbank”, vitin e kaluar ishin depozituar 94 milionë e 600 mijë euro, ndërsa ishin përfituar 35 mijë euro. Një shumë prej 2 mijë eurosh janë përfituar nga depozitimi i 97 milionë eurove në Danske Bank, ndërsa 1 mijë euro janë përfituar nga depozitimi i 20 milionë eurove në KBC. Më së shumti ishin përfituar nga depozitimi i 136 milionë e 64 mijë euro në “Rabobank”, nga të cilat ishin siguruar 358 mijë euro, ndërsa në “Commerzbank” ishin përfituar 58 mijë euro nga depozita 53-milionëshe e Bankës Qendrore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati sqaron raportin e Bankës Botërore: BB tha se papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 ishte 10.9%
Rruga e vështirë për përfaqësim si Kosovë në CEFTA: Cilat do të jenë përfitimet për vendin?
René Clinic nderon të mbijetuarat e kancerit të gjirit me trajtime falas gjatë Muajit Rozë
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Pse proteinat janë të rëndësishme për trupin tonë?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm
Zvicër a je gati? Only Eagles sjell muzikën më të mirë shqiptare - një natë për t'u mbajtur në mend
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin