LAJMI I FUNDIT:

Bota mund të mbetet pa çokollatë

Bota mund të mbetet pa çokollatë

Harrojeni naftën dhe ujin e pijshëm, bota së shpejti mund të mbetet pa ëmbëlsirën e çmuar pa të cilën shumica nuk mund të jetojnë – çokollatën.

“Pas 20 vitesh çokollata mund të bëhet si kavijari”, parasheh John Mason, drejtori ekzekutiv i “Nature Conservation Research Council” nga Gana.

“Do të jetë aq vështirë për ta gjetur sa që njeriu mesatar nuk do të mund as ta shijojë”, ka thënë ai.

Ndoshta tingëllon e pabesueshme, por këtë e ka treguar një përllogaritje e thjeshtë sa i përket rritjes së kakaos që tash ka filluar të punojë kundër nesh. Rritja e kakaos është një punë që kërkon shumë mund dhe kohë, por fermerët e Afrikës Perëndimore të cilët prodhojnë më shumë nuk janë të stimuluar dhe nuk fitojnë asgjë për ta vazhduar këtë punë e cila zgjat 3-5 vjet.


Për ta komplikuar edhe më shumë situatën, mbjellja e kakaos e ka dëmtuar tokën në shtetet si Gana dhe Ishujt Faroe. Çdo vit prodhimi i kakaos po zvogëlohet. Ndërkohë kërkesa dhe shpenzimi po rriten, ndërsa me to edhe çmimi. /Telegrafi/