Qeveria nё Sarajevё parashikon njё rritje masive tё numrit tё refugjatёve, qё duan tё mbёrrijnё nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё. Ministri i Sigurisё kёrkon qё shtetet e BE-sё tё angazhohen pёr t’i bёrё ballё situatёs.
Nё pranverё do tё ketё njё “pёrshkallёzim tё problemit tё migracionit”, parashikon ministri i Sigurisё, Dragan Mektic nё njё intervistё pёr agjencinё e lajmeve AFP.
“Ndonёse numri i migrantёve ilegalë ёshtё ulur gjatё muajve tё dimrit janar e shkurt me gjithsej 2300, me rritjen e temperaturave sёrish ata do tё shtohen”, thotё Mektic. Kjo prek “jo vetёm Bosnjën por tё gjithë itinerarin” nga kalojnё refugjatёt.
Vitin e kaluar mbёrritёn nё Bosnje rreth 22 mijë migrantё nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia. Sipas ministrit vendi ёshtё i mbingarkuar me kёtё problem.
Qёllimi i refugjatёve tё mbetur nё Bosnje ёshtё kufiri me vendin anёtar tё BE-sё, Kroacia. Sapo ata e kalojnё kёtё kufi, mund tё aplikojnё zyrtarisht pёr azil nё BE. Shumica e refugjatёve duan qё andej tё shkojnё nё Evropёn Perёndimore.
Aktualisht nё Greqi rreth 70 mijë vetё janё duke u pёrgatitur pёr udhёtimin e mёtejshёm pёrmes Ballkanit drejt BE-sё, thotё ministri Mektic. Kёto shifra, thotё ai, i kanё ardhur nga “institucione zyrtare evropiane”. Por deri tani BE-ja po e injoron kёtё problem.
“Ne duam tё jemi pjesё e njё zgjidhjeje europiane, por BE-ja nuk mund tё bjerё dakord pёr njё zgjidhje”, kritikon ministri.
Vitin e kaluar BE-ja i vuri Bosnjës rreth 9 milionё euro nё dispozicion pёr strehimin e refugjatёve. Nё tetё qendra pritjeje, sipas Mektic janё strehuar rreth 3,500 vetё.
Kryesisht nё ishullin grek Samos gjendja ёshtё prej muajsh e tensionuar. Atje zyrtarisht ka vend pёr tё strehuar 650 refugjatё, por faktikisht ndodhen rreth 4 mijë vetё tё strehuar nёpёr ҁadra e kontejerё.
Njё ndihmesё tё vogёl nё lkёtё drejtim pritet tё vijё prej marrёveshjes sё vendosur gjatё javёs sё shkuar mes qeverisё greke dhe asaj portugeze. Nё bazё tё marrёveshjes pёrgjatё njё faze pilot Portugalia do tё marrё 100 refugjatё nga Greqia, kryesisht familje nё nevojё. Lisbona mё vonё do tё pranojё deri nё 900 refugjatё, tё cilёt ndёrkohё ndodhen nё Greqi. /Deutsche Welle/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania